Dekorimi i zyrtarit gjerman/ Meta kunj për ndërkombëtarët: Ky është një mik i vërtetë europian i vendit

Dekorimi i zyrtarit gjerman/ Meta kunj për ndërkombëtarët: Ky është një mik i vërtetë europian i vendit

Zyrtari gjerman Hans Joachim Falenski dhe presidenti Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e djeshme me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” kryekëshilltarin për Politikën e Jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Hans Joachim Falenski. Në këtë ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ndërsa në njoftim zyrtar, Presidenca njofton se kjo dekoratë iu dha zyrtarit gjerman me motivacionin ‘Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë’.

Referuar njoftimit të shpërndarë për mediat nga presidenca, Meta ka vlerësuar Falenskin si një mik të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

"Zoti Falenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integrimit europian të Shqipërisë, dhe është një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit europian. Ai na ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi europian nuk kalon përmes lobimit, por përmes standardeve europiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj. E them me plot bindje se zoti Falenski është ndër miqtë më të vërtetë të Shqipërisë, sepse përgjatë gjithë kësaj kohe ka mbrojtur standardin europian, dhe asnjë standard tjetër.

Nuk është e rastësishme që qëndrimi i Bundestagut gjerman ka qenë dhe mbetet qëndrimi më realist për Shqipërinë. Askush nuk ka mundur të kontestojë këtë qëndrim si të njëanshëm, të paarsyeshëm, apo diskriminues ndaj Shqipërisë. Kjo ka ndodhur thjesht dhe vetëm për faktin se qëndrimi i Bundestagut është pasqyra ku ne shohim gjendjen reale në të cilën ndodhemi dhe sfidat madhore me të cilat duhet të përballemi", tha ndër të tjera Meta.

Mes shumë akuzave që kreu i shtetit ka bërë për ambasadorë të huaj në vendin tonë, sipas së cilit janë vënë nën shërbim të Ramës, Meta ndalet tek zhvillimet politike në vend, sipas së cilit në këtë kohë vendi ka nevojë për " miq të vërtetë europianë" si Falenski.

"Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Europian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur. Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetuetshmërisë dhe paligjshmërisë në vend. Ftoj të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë ta shohin të vërtetën në sy, dhe ta ndihmojnë popullin shqiptar që ta ndërtojë të ardhmen e vetë europiane në vendin e tij. Unë kam besim se Gjermania, jo vetëm si vend lider i Bashkimit Europian, por edhe si partnerja jonë strategjike do të na gjendet pranë me vërtetësi në këtë kauzë që ka mbështetjen më të madhe kombëtare.

Me këtë besim dhe ‘Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë’, kam kënaqësinë që t’i akordoj zotit Falenski, titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”! Skënderbeu përcaktoi të ardhmen europiane të Shqipërisë disa shekuj më parë dhe ne nuk mund ta humbasim sot. Ne kemi nevojë për ju dhe për miq të vërtetë europianë!” – u shpreh Presidenti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leshelija: 27/02/2020 00:00

    Po Salen pse se ke mare per te pranishem, apo s'ke vend bosh, se ky gjermani vetem ty president e lulushin kryeminister mund te beje.ore leri maskaralleqet e ne 1 mars ik nga syte kembet me gjithe silikonen tende, dorezoni edhe cfare keni vjedhur dhe lerini shqiptaret te majte e te djathte te bejne jeten me familjet e tyre.Kushtetuten nuk e ke blere me florinj, qe e ke bere prone private,eshte pasuri kombetare (apo ti ke 30 vjet qe ke shqyer pasurite kombetare).Nuk je president i zgjedhur nga populli qe mbledh popullin, je i zgjedhur me mumrin minimal te votave ne kuvend, prandaj je vetem lepe peqe i kuvendit dhe asgje tjeter,qe edhe aty ke bere kerdine me korrupsion duke shitur nenshtetesi me euro bashke me ate kokeqoshen hajdutin bledar dashnor dervishin..etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde

Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde