POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dekriminalizimi/ Gjykata rrëzon padinë e ish-deputetit Rehovica për t'u rikthyer në Kuvend

Gledion Rehovica

TIRANE-Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e ish-deputetit të LSI-së Gledion Rehovica për t'u rikthyer në parlament. Rehovica mori pafajësi për akzuat e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit por humbi mandatin e deputetit. Një vit më parë atij iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si deputet, pasi u akuzua se kishte gënjyer me formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të drejtësisë italiane.

Në datë 31 janar të këtij viti Report Tv siguroi vendimin e pushimit të hetimeve nga prokuroria për ish-deputetin (lexo këtu). Nga hetimet dhe verifikimet e njësisë së dekriminalizimit rezulton se në Itali Rehovica njihej me emrin Mina Kusta, por për prokurorin nuk ka vepër penale e për pasojë janë pushuar hetimet. Pak ditë më parë po e njëjta gjykatë rrëzoi edhe padinë e ish-deputetit Aqif Rakipi i cili kërkonte rikthimin në parlament (lexo ketu).

d.ba./Shqiptarja.com
Komento