Del lista e plotë, ja 1104 familjet që përfitojnë kredi të butë nga Bashkia e Tiranës

Del lista e plotë, ja 1104 familjet që përfitojnë kredi të butë nga Bashkia e Tiranës

Foto ilustruese

Plot 1104 familje dhe çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre.

Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak, teksa deklaroi se nuk do jetë 500 familje që do përfitojnë kredi me interesa të ulëta, por 1104 të tilla. Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe listën e përfituesve të cilën Shqiptarja.com e publikon të plotë.

Mësohet se mes përfituesve janë edhe disa prej familjeve të zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re.

Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit më ambicioz që ka aplikuar ndonjëherë Bashkia e Tiranës, duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimit në qytetin e Tiranës.

(Kliko për të lexuar listën e Fituesve të Programit të "Subvencionimit të Interesave të Kredisë" 2018)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës