Makina e punëtorit të Bypass-it të Tepelenës bie në greminë, vdes i ati i grabitësit të bankës (VIDEO)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës, ndërsa viktima është Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj.

Ai ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa brenda në makinë duket trupi i viktimës.

Për ngjarjen kanë filluar hetimet, ndërsa paraprakisht nga grupi hetimor pohohet se Ylli Ruçit i ka rrëshkitur aksidentalisht makina tip “Benz" teksa ishte duke fjetur duke përfunduar në greminë.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se i aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.

Viktima Ylli Ruçi

Punimet për zgjerimin e rrugës kanë nisur katër muaj më parë duke shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 24/04/2019 10:08

    Kjo quhet ndryshe vdekje për mëndje të kokës, thjesht do kishte shpëtuar po të kishte vendosur rripin e sigurimit, kjo është tipike Traum me emoragji të brëndshëme,dhe goditje të forta në kokë. Ngushëllime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha mbeti jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë

Berisha mbeti jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë