Del vaksina kundër variantit Omicron! Britania e Madhe, e para që e miraton

Del vaksina kundër variantit Omicron! Britania e Madhe, e para që e miraton

Foto ilustruese

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë anti-COVID të krijuar posaçërisht edhe për variantin Omicron, që është më dominanti aktualisht në botë.

Kjo vaksinë funksionon si për variantin standard të virusit, si kundër omicron.

Kompania e vaksinimit që do të prodhojë vaksinën, “Moderna jab” mori miratimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor(MHRA), pasi plotësonte standardet e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin.

“Kam kënaqësinë të njoftoj miratimin e vaksinës përforcuese bivalente Moderna, e cila u gjet në provën klinike të japë një përgjigje të fortë imune kundër variantit Omicron BA.1 si dhe lloji origjinal 2020. Gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të sigurojë mbrojtje të rëndësishme kundër sëmundjes dhe të shpëtojë jetë. Ajo që na jep kjo vaksinë bivalente është një mjet i mprehtë në armaturën tonë për të na ndihmuar në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje ndërsa virusi vazhdon të evoluojë”, rha shefi i MHPA.

Doza përforcuese, e njohur si “Spikevax bivalent Original/Omicron”, përmban 25 mikrogramë vaksinë Omicron dhe 25 mikrogramë vaksinë origjinale të koronavirusit. Vaksina është dorëzuar për miratim edhe tek autoritetet në Australi, Kanada dhe BE. Pritet që BE-ja të miratojë dozën deri në shtator.

Stephane Bancel, CEO në Moderna, e përshkroi vaksinën si një “vaksinë e gjeneratës së ardhshme COVID-19” e cila do të luajë një “rol të rëndësishëm në mbrojtjen e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar nga COVID-19” gjatë dimrit.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite