Del video-ja e frikshme/ Makina e drejtuar nga shqiptari aksidentoi për vdekje greken dhe vajzën e saj 2-vjecare

Mediat greke kanë publikuar pamjet e frikshme të një aksident tragjik, i cili ka ndodhur dy ditë më parë në Kretë të Greqisë.

Një automjet i cili drejtohej nga një person me origjinë shqiptare është përplasur me një tjetër makinë e cila po drejtohej nga një efektive e policisë që po udhëtonte së bashku me të bijën 2-vjeçare, të cilat edhe humbën jetën tragjikisht si pasojë e kësaj përplasje.

Sipas informacioneve, aksidenti fatal ndodhi vetëm 100 metra nga shtëpia e 38 vjeçares.

Nga videoja e cila është bërë publike nga mediat greke, vërehet se automjeti i cili po drejtohej nga personi me origjinë shqiptare ishte me shpejtësi të lartë.

Mediat greke raportojnë se në makinën që përplasi greken udhëtonin një emigrant shqiptar dhe një tjetër me origjinë nga Azia.

Të dy ata janë të arrestuar tashmë dhe do të japin llogari për ngjarjen e ndodhur, edhe pse nga kamerat duket se ka shkelje nga të dyja palët.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit (VIDEO)

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit (VIDEO)