Delegacioni nga Kalabria do vinte në Shqipëri, ‘Wizz Air’ i braktis në aeroport! Notë proteste për kompaninë ajrore

Delegacioni nga Kalabria do vinte në Shqipëri, ‘Wizz Air’ i braktis në aeroport! Notë proteste për kompaninë ajrore

Avioni i Wizz Air

ITALI- Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematike, por kësaj radhe për shkak të anulimit të fluturimit, një delegacion nga Kalabria nuk ka mbërritur dot në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë delegacioni nga Kalabria, kishte planifikuar këtë vizitë në Tiranë prej kohësh, ku kishin planifikuar takime, me një qëllim të vetëm: forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kalabrisë për të krijuar marrëveshje të reja kulturore.

Rajoni i Kalabrisë, përmes këshilltarit rajonal për pakicat gjuhësore, Gianluca Gallo, ka dërguar një notë proteste ndaj kompanisë ‘Wizz Air’.  

Delegacioni nga Kalabria duhej të ishin nisur për në Shqipëri të hënën pasdite, por fluturimi u shty pa u dhënë shumë detaje nga kompania ajrore. Më pas, fluturimi është anuluar papritur në mes të natës duke i lënë pasagjerët në aeroport.

Ky skenar u përsërit sërish të martën në mëngjes, ku ‘Wizz Air’ shtyu sërish udhëtimin e më pas delegacioni nga Kalabria u detyra që ta braktisë përfundimisht fluturimin për në Tiranë, duke bërë kështu që të anuloheshin edhe të gjitha takimet që ishin parashikuar në vendin tonë me qëllim për të forcuar bashkëpunimin.

Kjo situatë kanë bërë që Qarku të paraqesë një ankese formale pranë autoriteteve administrative kompetente dhe të shprehë zhgënjimin dhe indinjatën ndaj kompanisë në ‘Wizz Air’, duke rezervuar të drejtën për të vlerësuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve civile për kompensimin e dëmit të shkaktuar.

Kjo vizitë do ishte në interes të vendit tonë, duke qenë se në Kalabri jetojnë shumë arbëreshë. Delegacioni përbëhej nga e përbërë nga Gianluca Gallo dhe këshilltarët rajonalë Pietro Raso dhe Pietro Molinaro, si dhe kryetarët e bashkive Firmo, Gizzeria, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, disa këshilltarë bashkiak e gazetarë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vali: 07/06/2023 12:30

    nuk e kuptoj perse paguhen autoriteti i aviacionit civil ne Shqiperi- cfare pune tjeter bejne kur shikojne qe Wizzair i le pasagjeret rrugeve, vonon me ore te tera, anulon fluturime? apo kane frike nga Kastrati se mos i ike wizz air se do mbetet pa te ardhura? vendet e rajonit nuk e kane qasur wizz air per dy arsye. e para dhe kryesorja eshte se nuk veprojne sipas rregullave dhe kane qasje informale dhe e dyta se mbrojne operatoret e avaiacionit vendas dhe te huaj qe punojne dhe veprojne sipas rregullave te konkurrences dhe te aviacionit civil.

    Përgjigju
    • Linda: 09/06/2023 10:37

      Ku ta denoncojme Wizzair? Ne Itali eshte ENAC por pak ben. Cili autoritet ka fuqi e ta denoje kete kompani HAJDUTASH?

    • Dakord: 08/06/2023 08:07

      Viktimat e wizz duhet të denoncojnë, nuk zgjidhet me artikuj gazete. Pa e pësuar të gjithë ne nga një herë nuk ikën ky palaço wizz se na mungon solidariteti.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën