DËMET/ 3 katet shtesë që po frikësojnë banorët në pallatin e Fatos Nanos: Na thoni nëse është apo jo i banueshëm (VIDEO)

TIRANË- Nga tërmeti i 26 Nëntorit ka pësuar dëmtime të rënda edhe pallati pas Shallvareve në kryeqytet i cili njihet si pallati ku ka banuar ish-kryeministri Fatos Nano.

Pallati që shohim në pamje (shihni videon) për të cilin është dhënë leja fillestare për 12 kate për firmën ndërtuese “Vjero” me administrator Anthim Vjero, tashmë është plot 15 kate. Pikërisht këto kate janë kthyer në shqetësim për banorët, të cilëve në kushtet ku ndodhen nuk u intereson legaliteti i shtesës por rrezikshmëria që mund të sjellë konstruksioni.

"Kjo është dhoma e vajzës, sa janë bërë muret në shtator kur ra i pari dhe prapë u dëmtuan. Kemi frikë se kemi shumë krisje nëpër mure".

"Ka plasaritje në të gjithë pallatin, shembje pllakash, banjës. Jemi shumë të frikësuar për këtë shtëpinë”,
thonë banorët.

1575479071_pallatishallvaret.jpg

Me kërkesë të banorëve një grup inspektorësh nga Bashkia kanë bërë një vlerësim të dëmeve në pallatin ku banojnë 70 familje. Në aktin e konstatimit thuhet se në bodrumin e pallati ka dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgavrave metalike.

"Në bodrum ka disa dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgavrave metalike, shikohet me sy hekuri i kolonave. Banorët janë të shqetësuar se janë shtuar. Ka çarje të muraturës në apartamente në katin e parë. Mendojmë të bëhet ekspertizë termike nga Instituti i Ndërtimit", thuhet në aktin e konstatimit. 

Banorët kërkojnë të dinë nëse ky pallat është apo jo i banueshëm duke u kryer një ekpertizë profesionale.

1575479088_pallatishallvaret2.jpg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin