Demet e tërmetit, protestë para Bashkisë Durrës! Banorët: Nuk po trajtohemi njëlloj, i kemi dorëzuar dokumentet

Kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin. Pavarësisht dëmeve të shumta që la pas, me dhjetëra banorë durrsakë ende nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje. Të indinjua nga pritja, ata protestuan këtë të premte para sheshit të bashkisë së këtij qyteti.  

Ata kërkojnë që të hapet procesi i aplikimit për të përfituar nga fondi i riparimit të banesave, pasi nuk kanë arritur që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Unë jam emigrant në Greqi prej 30 vitesh, Ne emigrantëve na vendosin pas listës. Unë kam aplikuar, por janë zhdukur aplikimet”, u shpreh një tjetër.

“Jetoj tek lagjja 8-të. U shemb një pallat aty dhe na kanë bërë dëmtime tek xhamat dhe dera e shtëpisë. Na është bërë goxha dëm. Bashkia dhe komuna po na sorollat, i kemi dhënë të gjitha dokumentet. Me qindra herë jemi paraqit dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Kërkojmë të vlerësohet dëmi i shtëpisë”, tregoi një durrsak.

“Ju lutem i bëjmë thirrje qeverisjes që të hapen aplikimet se pallati jonë është i pa banueshëm.  Kemi ardhur mbi 10 herë por asnjë veprim konkret nuk ka. Të hapet aplikimi për ne që nuk kemi bërë. Nuk është trajtim i barabartë i popullatës. Nuk bëmë aplikim se nuk kishim informacion”, thanë disa të tjerë.

Një pjesë e tyre shprehen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë nga muajit korrik, çka ju ka shkaktuar mjaft probleme me qiradhënësit.

“Zoti i shtëpisë po na nxjerr nga shtëpia. Vijmë këtu na thonë e ka fajin banka. Shkojmë tek banka thonë e ka fajin thesari.  Ne nuk e dimë ku të shkojmë. Kemi aplikuar për banesën. E kemi për shembje. Ne duam qiranë. Korrikun nuk na e kanë futur. Nuk na sqarojnë”, tha një qytetare.

Deri tani, bonusin e riparimit të banesave e kanë përfituar 8 mijë familje në Durrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali