Dëmet nga tërmeti, Denaj: Gati rishikimi i buxhetit! Fondi i Emergjencave 130 milionë lekë

Brenda kësaj jave pritet të dorëzohen të gjitha draft-raportet nga bashkitë për dëmet e shkaktuara në banesa dhe biznese nga lëkundjet e tërmetit. Aktualisht janë 130 milionë lekë në dispozicion të Fondit të Emergjencave, por ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka theksuar se do të ketë rishikime të buxhetit, për të akorduar fonde shtesë.

Këtë javë do të kemi një draft paraprak, dhe do të vendoset fillimi dhe përdorimi i fondeve. Fondi i Emergjencave civile kuptohet nuk përballon dëme të kësaj madhësie. Është një fond 130 milionë lekë, por sigurisht me akte normative ne do të kalojmë fonde shtesë për atë faturë që është e nevojshme. Po ashtu janë duke u grumbulluar edhe ndihmat që po vijnë nga donatorët” tha Denaj.

E pyetur nga gazetarët se sa është dëmi i shkaktuar, Denaj është shprehur se pa përfunduar kontrollet nuk mund të ketë asnjë shifër të saktë se sa është vlera e dëmit.

Duhet të vlerësohet një herë dëmi, që të jetë konkret edhe mbulimi me fonde” theksoi ministrja.

Këto deklarata ministrja Denaj i ka bërë pas përfundimit të konferencës  “Zhvillimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e vetëqeverisjes së përgjithshme”,  ku qëllimi kryesor është forcimi i strukturave për kontrollin e brendshëm të financave publike, rritje e transparencës, përmirësimi i aftësive menaxheriale si dhe auditime të sakta të financave publike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë