Rama me helikopter nga Tropoja në Kukës/ 50 militantët e PD në këmbë drejt aeroportit, çajnë kordonin e policisë /VD

Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal sot në Tropojë, në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Rexh Byberi. Rama thumboi Berishën duke thënë se ai nuk parandaloi dot masakrën e Valbonës.

Rama komentoi deklaratat e presidentit Ilir Meta duke thënë se ky i fundit tashmë po zë vendin e Nard Ndokës pas thotë se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin të trembur dhe këtë e pa përmes fotove.

Më vonë ai ndal edhe në Kukës, ku zhvilloi një takim në Aeroportin e këtij qytetit. Nga ana tjetër një numër i vogël militantësh të opozitës kanë zhvilluar një antimiting pranë aeroportin e Kukësit duke u shtyrë me policinë me qëllim për të penguar takimin e kreut të qeverisë. Nga Kukësi, ai i është përgjigjur të gjithë përfaqësuese të PD-së, që synojnë që të ketë një skenar të njëjtën me Shkodrën në çdo qytet, apo vëllavrasje në 30 qershor. Nuk ka pse të ndodhë dhe s'ka shanse që të ndodhë, theksoi Rama, teksa tha se 30 qershori do të jetë një ditë, ku do të Shqipëria do të shkëputet nga e kaluara. 

Një nga premtimet e tij elektorale është përfundimi i aeroportit të Kukësit, i cili do të jetë low-cost, e ndërsa në takim nuk kanë munguar batutat për kundërshtarët e tij politik, nga Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha. 

Në cdo qark, PD-ja ka ngritur komitete për të bllokuar kryeministrin Rama në takimet e fushatës, ndërsa në një udhëzim që Basha shpërndau për degët udhëtonte që të kishte rezistencë si në Shkodër edhe duke përfshirë konfrontime me forcat e policisë por duke shmangur përplasjet me miltantët socialistë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Rama: Bashkim Shehu do hyjë në histori! S'dha leje për të ndërtuar spital

Nga Kukësi, ku Rama prezantoi kandidatin socialit Safet Gjicin, ai premtoi se ndryshe nga Bashkim Shehu që nuk dha leje për spital, do ta shndërrojë krejtësisht qytetin me investime.

"Bashkimi do hyjë në histori, që ka penguar lejen për të ndërtuar spitalin. Dhe më idioti thotë aman një investim për spitalin, ai thotë "nuk ka leje mjedisore". Bashkimi iku, kur i thua tjetrit shumë "ik" "ik" dhe ikën vetë", tha Rama.  

Ora 19:15
Rama u kundërpërgjigjet opozitës: S'ka për të pasur vëllavrasje në 30 qershor! Nuk ka pse

Nuk do ketë trazira në 30 qershor, e aq më tepër vëllavrasje, siç opozita ka paralajmëruar ditët e fundit. Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë opozitarëve, me në krye Lulzim Bashën, i cili pretendon për një skenar të ngjashëm si me Shkodrën në çdo qytet dhe mbi të gjitha Aurel Bylykbashit, ish-kryetari i PD-së në Elbasan. Ai tha se një gjë e tillë, nuk ka shanse që të ndodhë.

"Vëllavrasje s'ka pse të ketë këtu! Janë çmendur të gjithë njëherësh", tha Rama.

Ora 19:08
Rama: Kur bërtet Saliu, të paktën bërtet burri, por kur bërtet Luli...

Ironi dhe batuta për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, por edhe për paraardhësin e këtij të fundit, Sali Berishën. Nga Kukësi, Rama është shprehur se ora 19:00 kur janë zhvilluar protestat e opozitës, është caktuar pikërisht nga kryedemokrati, sepse fle gjithnjë në drekë. Në fund, një ironi therëse për të...

"Mitingje në orën 19:00 të darkës, se në drekë fle Luli. Kur bërtet Saliu, të paktën bërtet burri, por kur bërtet Luli...", tha Rama.

Ora 18:58
Protestat e opozitës te kryeministria, Rama: Qeveria s'është godina, s'merret ashtu pushteti

Kryeministria ka qenë qendra e nëntë protestave kombëtare të opozitës. Disa herë, militantët kanë tentuar që të futen brenda saj, herë të tjera është goditur me bomba molotov, por edhe me bojë...në përgjigje të këtyre veprimeve, Rama tha se ajo godinë nuk është qeveria në vetëvete. Pushteti, për Ramën, nuk është ajo godinë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret me anë të protestave, por nëpërmjet votës.

"Qeveria s'është godina, s'merret ashtu qeveria me protesta, por me anë të votës", tha Rama.

Ora 18:55
Premtimi i Ramës: Aeroporti i Kukësit me çmime low-cost...batuta për kuksianët në Londër

Aeroporti i Kukësit ka qenë pika e parë, me të cilin kryeministri Edi Rama nisi takimin e tij në qytetin verilindor. Ai tha se qeveria e tij do të përfundojë këtë aeroport, në të cilët do t'u ofrohen qytetarëve çmime low-cost.

"Do të kenë mundësinë që të kthehen këtu direkt nga Londra, në këtë aeroport. Jo vetëm i Kukësit, por i të gjithëve. Shqipëria ka nevojë për një aeroport me çmime të ulëta, low-cost, ky do të jetë aeroporti i Kukësit", tha Rama.

Ora 18:17
50 militantët e PD thyejnë kordonin e policisë, nisen në këmbë drejt aeroportit të Kukësit

Nje grup prej rreth 50 militantësh të PD-së kanë thyer kordonin e policisë, duke u nisur drejt aeroportit të Kukësit ku kreu i qeverisë do të mbajë takimin e tij elektoral. Policia ka arritur të ndalë hovin e tyre por tentativat e tyre kanë qenë të njëpasnjëshme.

Ndërkohë në hyrje të aeroportit qëndrojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në gatshmëri për të parandaluar hyrjen e militantëve të opozitës.

Ora 18:12
Edi Rama mbërrin në Kukës me helikopter

1561476460_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aeroportin e Kukësit, me helikopter, ku pritet të zhvillojë takimin elektoral dhe të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ora 18:02
Tensione në Kukës para takimit të Ramës, gruaja me foton e Havzi Nelës humb ndjenjat

Nje grup prej rreth 50 militantë të PD kanë bllokuar rrugën 3 kilometra pranë Aeroportit të Kukësit, duke krijuar tensione me forcat e policisë. Në protestën e organizuar ka qenë edhe një grua e cila mbante në duar foton e Havzi Nelës, poetit të varur në kohën e diktaturës. Ajo është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Ora 17:59
Rama niset drejt Kukësit, militantët e PD i 'zënë' pritë tek Aeroporti

Pas mbylljes së takimit në Tropojë, kreu i qeverisë Edi Rama është nisur drejt Kukësit. Bashkë me të ka nisur edhe lëvizja e militantëve të PD të cilët janë zhvendosur t'i zënë pritë kryeministrit pranë Aeroportit të Kukësit.

Ora 17:44
Rama në Tropojë, disa militantë të PD ulen në lulishte për të penguar takimin e tij

Militantët e PD në Tropojë kanë pritur kreun e qeverisë Edi Rama me protesta. Ata janë mbledhur në sheshin pranë zonës ku kreu i qeverisë po mban mittingun elektoral. Disa militantë janë ulur edhe në lulishten pranë sheshit. Forca të shumta policie kanë mbajtur situatën nën kontroll duke shmangur përplasjet mes dy 'kampeve'.

Ora 17:41
Rama në vendlindjen e Berishës, batuta për ish-kryeministrin e 'Lulin'...flet për frikën e tyre nëse Shqipëria anëtarësohet në BE

Në takimin elektoral në Tropojë, kryeministri Edi Rama bëri batuta me simpatizantët e pranishëm, duke pasur në fokus faktin që ndodhet në vendin e lindjes të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa një nga simpatizantët thërriti me entuziazëm emrin e kryeministrit Rama, kreu i qeverisë u shpreh: "Do na shohë patrioti jot dixhital do na thotë Rama ik. Unë do iki, por do iki në Kukës. Se ju dhe dashninë e keni me të bërtitur, me të madhe. E shoh që më do shumë por s'ke pse bërtet aq shumë".

Shefi i mazhorancës u ndal edhe tek protestat e opozitës joparlamentare që po pengojnë aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste dhe që kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë proces zgjedhor në 30 qershor. Kreu i qeverisë tha se frika e opozitës është nëse Shqipëria hap negociatat për anëtarësim në BE dhe më tej kërkohet që drejtësia të veprojë ndaj kujto, qoftë me apo pa pushtet.

"Ju i shihni që kanë një hall shumë të madh, që bërtasin shumë se kur bërtet Saliu edhe dëgjohet se bërtet Saliu, por kur bërtet Luli vallaj, është për t'i thënë ore ca të gjeti mos ke nevojë të shkosh...po e vërteta është që bërtasin nga frika. Kanë një frikë shumë të madhe dhe është reale kjo, se mos hapen negociatat me BE pasi me hapjen e negociatave fillon kapitull i ri marrëdhëniesh me BE. Është sikur ke çuar fjalën në një familje të madhe e tani thonë hajde, edhe ata të vënë para sa hapen negociatat dy kapituj të mëdhenj të drejtësisë, dhe nuk është më koha t'i thonë Shqipërisë bëj vetting etj. Por është koha që Shqipëria është në tavolinë dhe duhet të futet në familje ata thonë që të futesh në familje vërteto që drejtësia në vendin tonë funksionon njësoj nuk ka me pushtet e pa pushtet, dhe drejtësia duhet të provojë që presidentë ish presidenti kryeministër ish kryeministër zyrtar, dreq e me radhë që 30 vjet kanë bërë hajgare me drejtësinë, nëse kanë probleme drejtësia i merr i dënon. Këtë duhet të provosh në BE. Këtë ata nuk e duan", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij në këtë kontekst teksa fliste për drejtësinë, një nga simpatizantët i pranishëm në mitingun e fushatës bëri një gjest duke thënë: "S'kape Lulin". Rama e kaloi me batutë duke ju drejtuar kandidatit për bashkinë e Tropojës, Rexhe Byberi: "Rexh është një që do me ta zënë vendin që sot".

Ora 17:37
Rama fushatë në Tropojë: Ilir Meta ia kaloi edhe nivelit të batutave të Nard Ndokës

Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi nga Tropoja deklaratën e presidentit Ilir Meta të dhënë ditën e sotme në një konferencë tha se gjyqtarët e Kolegjit të Apelit u shantazhuan edhe se kjo dukej nga fotoja e tyre kur lexuan vendimin që ligjëroi zgjedhjet e 30 qershorit dhe rrëzoi dekretin e Metës për anulimin e tyre. Nga Tropoja, kreu i qeverisë e krahasoi presidentin me Nard Ndokën, kreun e PDK-së që njihet për batutat e tij.

"llir Meta ka zënë vendin e Nard Ndokës, me fjalinë, shantazhin ndaj gjykatësve, e pashë në fotografi. Nard Ndoka këtë nivel nuk e kishte kapur.  Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionalë, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjesh, me molotov fjalësh nga zyra e parlamentit, gjykatave, Amerikës, Europës...Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyesim Amerikën, sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për Italinë dhe Amerikën. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë i thanë sikur po e tepron kujdes se po preken interesat e Francës, sa të kem Kavajën me vete nuk pyes për Francë dhe Angli unë. Ç'a ti bësh, është ky vend që e rrotullon dhe e rrotullon dhe prapë tak, e nxjerr ndonjë Haxhi Qamil", tha Rama nga takimi elektoral në Tropojë.

Ora 17:23
Rama prezanton kandidatin për Tropojën: Nuk ka doktoraturë, vetëm fallxhoren kemi doktore shkencash

Nga Tropoja, Rama prezantoi kandiatin e PS për këtë bashki, Rexh Byberi duke thumbuar edhe liderët e opozitës. Rama tha se Byberi nuk ka doktoraturë, pasi e vetmja doktore shkencash është Monika Kryemadhi.

"Rexha është si puna ime, nuk ka doktoraturë,. Kemi fallxhoren doktoren shkencash. Jemi një copë piktor, një copë traktorist. Megjithatë një shkencë e njohim mirë, shkencën e punës. Nuk jemi si Fatmir Mediu që nuk e përfill njeri, thonë njerëzit: Prapë doli ky" tha Rama.

Ora 17:22
Rama thumbon Berishën nga Tropoja: Nuk parandalove dot as masakrën e Valbonës

Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Tropoja se u desh të vinte ai në pushtet që të parandalohej masakra e Valbonës, duke thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk ka arritur të ruajë as bukuritë e vendit të tij të origjinës.

"Jam krenar dhe më vjen shumë mirë që m'u dha mundësia të bëj sadopak për këtë vend. Kush ka trurin e vet, e sheh shumë qartë se çfarë është bërë në këto vite këtu. Do duhen edhe ca vite të kuptohet se ky qytet do jetë porta e një turizmi malor do sjellë shumë më tepër njerëz që këto bukuri të fjetura të kthehen në burim pasurie. Por duhet bërë shumë më tepër për qytetin për qytetin dhe fshatrat përrethe. Unë jamë në shtëpinë e tij dhe nuk do ja them as emrin por do ta them se u desh të vija unë që të minimizohej masakra në Valbonë. Arritëm ta minimizojmë maksimalisht atë dëm. Nuk ka për t;u ndërtuar asnjë lloj hidrocentrali tjetër. Rrugën e Valbonës e gjetëm rrugëve njësoj si të gjithë rrugët e tjera. më vjen shumë mirë që në programin e 5 yjeve kemi arritur të përfshijmë edhe Tropojën", tha Rama.

Ora 17:16
Rama fushatë në Kukës, Kryebashkiaku i PD: Mos guxo!

1561475873_bashkimshehu.jpg

Kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu ka bërë një status paralajmëtues ndaj kryeministrit Edi Rama që këtë pasdite mban takim elektoral në këtë qark në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit.

"Mos guxo Kukesin, Edi Rama!

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer. I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin. Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.  Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.
Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?! 
Ti nuk i njeh kuksianët! 
Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!
Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes. 

Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, - por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte. Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit", shkruan ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 00:15

    Vetem Edi Rama I bon zbor kuksianeve!!!

    Përgjigju
  • Tropoja: 25/06/2019 22:04

    Ku je o Mbret i shqipris vec ti mund ta regullosh ket vend

    Përgjigju
  • kuksiani: 25/06/2019 21:04

    Kjo gruaja e te ndjerit Hazbi duhet ti kishte dalur perpara me foton sekretarit te partise shokut Sali Ram Berisha qe partia e tije e masakroj, jo Edi Rama.

    Përgjigju
  • USA: 25/06/2019 19:17

    Hallall i paçi parate e Shqiptareve sepse jeni artistat me te zgjuar qe ka nxjerre akademia e arteve.Kur nuk keni kundershtare pse duhet te harxhoni para per fushate.Jepjuani shqiptareve ne nevoje se ne fund te fundit atyre ja vjedhni me ligj.Hoqet nga pushteti hajdutet dhe sollet grabitesit.Rruga drejte Europes autostrade pa tabela jashte kontrollit.

    Përgjigju
  • Permetari: 25/06/2019 18:13

    kam nje pyetje per te gjithe. Nqs ilir meta ka shkelur kushtetuten me vendimin per cdrekretimin e dates se zgjedhjeve. Pervec shkarkimit nga ana ligjore cfare denimi mer?? Sepse gjith ne populli i thjwshte per nje shkelje ligji na heqin nga puna dhe na cojne ne prokurori. Por kete president qe shkel kushtetuen dhe krijon kete gjendje per vendin. Vetem shkarkimi eshte “denimi”. Me duket e padrejte dhe e pabarabarte. Drejtesia duhet te tregohet e drejte me kete rast

    Përgjigju
    • ben: 25/06/2019 18:41

      1. Do shkarkohet 2. do ndjeket penalisht per 200.000 euro nga SPAKU (kur te krijohet) 3. do rraset ne burg dhe gjith pasuria e ti do sekuestrohet.

  • blero: 25/06/2019 17:22

    Ne arkun e 12 mujve Edi Rama ka vizituar me shum Tropojen se sa sali berisha ne gjith jeten e vet.

    Përgjigju
  • tini: 25/06/2019 16:59

    Ju si bashkiak pretendoni se flisni ne emer te kuksianeve ,atehere dil ne zgjedhje dhe fitoi.Ju nuk jeni pronar i Kukesit dhe i kuksianeve te mrekullueshem .Kur nuk njeh shtetin ,me mire largohu se po perdor pushtetin per politike.Kukesi or Sheu eshte i kuksianeve dhe jo i yti.Keni 30 Vjet qe si PD drejtoni Kuksin, dhe ju e keni lene ne varferi.Tani ershi radha e Gjicit qe ta provojne kuksianet.Me force nuk fitoni mbi shtetin e shumices qe perfaqsohet nga Rama

    Përgjigju
  • Dordomusi: 25/06/2019 13:40

    Takime elektorale neper aeroporte kisha kopshte e çerdhe vetem rilindja mund ti organizoj...po ai pashai ne rregull eshte se shkon e vjen me helikopter po keta delet qe ulin koken e ec perpara...sa gjynaf per zotin

    Përgjigju
  • Like: 25/06/2019 10:57

    Do i hani mjaltin rames hahaha beshke me ju dhe mul noka

    Përgjigju
    • marrofshkarin: 25/06/2019 13:40

      te na sjell dhe mamin tend te ja ham mjaltin

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet