Demokrati betohet dhe sulmon qeverinë, por premton: Me këtë kusht bashkoj votat me Ramën


Deputeti i ri i opozitës, Korab Lita që pranoi që të merrte mandatin nga listat e Partisë Demokratike pas betimit ka mbajtur fjalën e parë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tha se ashtu si demokratët që protestojnë jashtë, edhe ai kërkon largimin e qeverisë, por duke e luftuar nga brenda. Pavarësisht kritikave dhe akuzave të forta ndaj qeverisë, ai tha se është gati që të bashkoj votat me shumicën e drejtuar nga Edi Rama nëse do të miratojë ndryshimin e ligjit zgjedhor.

"Ju keni shumicën falë votave të blera dhe të marra me presion. Mund të qeshni se këto fjalë nuk kanë asgjë të re. Unë do të mundohem të sjell prova si dje ku i keni vjedhur votat. Pas cdo proteste mbushni qelitë me njerëz të pafajshëm. Shqipëria ka një sistem që legjitimon sistemin e njëshit. Ky sistem për fat të keq është miratuar me marrëveshjen e dy palëve. Unë deri dje isha në protestë, mund të isha sërish atje, po vendosa që luftën ta bëj nga parlamenti. Pas konsultimit me të gjithë njerëzit e mi në Kamëz vendosa që të jem në parlament.

Ata që protestojnë jashtë janë miqtë e mi dhe duan që qeveria të largohet sa më shpejt. Sot ka mijëra socialistë që dëshirojnë largimin tuaj. Ju duhet të ndryshoni ligjin zgjedhor. Unë deklaroj se do të bashkoj votën me ju nëse do të ndryshoni ligjin zgjedhor. Do i hapej rruga përfshirjes në jetën publike të personave me integritet të lartë. Do të bashkoj votën me ju nëse ndryshoni sjelljen me votën. Kuvendi duhet të miratojë ligjin zgjedhor dhe më pas Kuvendi të shpërndahet"  tha ai.


Lajmi kryesor:

Betohen 3 opozitarë të rinj, demokrati sulmon qeverinë, por premton: Me këtë kusht bashkoj votat me Ramën


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët