Demokratja akuzon Agron Shehajn: Më është falsifikuar firma te formulari i Berishës, ta thashë në telefon, e kam të regjistruar bisedën! Deputeti: Shko në Prokurori

Demokratja akuzon Agron Shehajn: Më është falsifikuar firma te formulari i Berishës, ta thashë në telefon, e kam të regjistruar bisedën! Deputeti: Shko në Prokurori

Agron Shehaj në zyrën e Edi Palokës duke verifikuar firmat

TIRANË- Agron Shehaj, deputeti i PD-së shkoi në zyrën e Edi Palokës dhe hapi kasafortën duke verifikuar firmat për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, të Sali Berishës. Shehaj tha se kishte verifikuar firmat dhe 98% e tyre me të cilët foli ne telefon kishin konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Mirëpo, një prej demokrateve ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë. Ajo i shkruan se kur Shehaj e mori në telefon, i tha se i kishin falsifikuar firmën, por Shehaj tha asgjë për këtë.

“Pse nuk shkruani që janë falsifikuar firmat? Unë nuk kam firmosur dhe rezultoj që kam firmosur. Ishit ju që më morët dhe çfarë ju thashë? Pse nuk denonconi Z.Agron. Ç’është ky qëndrim dualist? Vallë e do PD-në më shumë se unë? Zhgënjim total për ju dhe për atë që përfaqësoni ju?", shkruan ajo. 

Më pas dyshja ka pasur edhe një përballje në emisionin ‘Open’, ku delegatja tha se ka bisedën e regjistruar në celular, e ndërsa Shehaj iu përgjigj që të shkonte në Prokurori dhe të bënte denoncimin.

Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë public. Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite. Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin. Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni”, tha delegatja.

“Shko në prokurori Freskida”, tha Shehaj.

 

Dje Shehaj, tha se arriti të verifikojë të gjitha firmat e mbledhura në njësitë që ai mbulon në kryeqytet, por kjo nga demokratët u tha se ishte vetëm një show i tij personal.

Mesazhi i demokrates

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fallcifikatori: 24/11/2021 21:59

    Kjo qe i paska shkruar ketij me emrin Agron Shehaj qenka rende ne drejtshkrim. Duhet te jete kandidate per drejtoreshe kur te vije PD ne pushtet (larg qofte). Qenka si Luli. Vetem nje ndryshim paskan. Kjo eshte ne drejtshkrim shume rende, ndersa Luli eshte ne matematik dhe jo vetem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri