Demonstrohet pajisja e Identifikimit Elektronik në Kukës, Celibashi: Siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot në Kukës testimin e dytë pas Tiranes të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve. 

Pas demonstrimit të procesit të identifikimit elektronik në këtë qark ka regjistruar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili deklaron se identifikimi elektronik jep siguri për një proces të rregullt dhe të ndershëm në zgjedhjet e 25 prillit. Për celibashin ky sistem është i thjeshtë në përdorim dhe i sigurtë.

"Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurt. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm”, shkruan Celibashi.

Në ambientet e improvizuara si qendër votimi, kanë marrë pjesë mbi 50 persona, që i janë nënshtruar testimit paraprak të procesit. Pajisja që bën të mundur identifikimin elektronik të votuesit në kohë të shpejtë, sipas Celibashit do të vendoset në qendrat e votimit në njësinë 8 në kryeqytet. Kujtojmë se më parë Celibashi ka thënë se të infektuarit me COVID të izoluar në shtëpi të cilët momentalisht janë rreth 35 mijë në vendin tonë, do të mbeten pa votuar në 25 prill, pasi nuk ka një metodë që mund t'u ofrohet. 

Be.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…