Dëmtimi i nervave, tetë shenjat për të cilat duhet të shqetësoheni patjetër

Nerve

Trupi i njeriut përshkohet nga miliarda nerva. Shumica prej tyre janë periferikë dhe kanë një funksion primar: shpërndarjen dhe transmetimin e mesazheve e sinjaleve në tru dhe në shtyllën kurrizore.

Kur gjithçka shkon siç duhet, truri merr të gjithë informacionin për të cilin ka nevojë që mundësojnë lëvizjen e muskujve, njohjen e dhimbjes dhe funksionin e organeve.

Kur këto nerva dëmtohen atëherë ecja është e vështirë, dhimbja e fortë dhe rreziku është i lartë. Diabeti është shkaktari kryesor i dëmtimit të këtyre nervave.

Megjithatë  nuk përjashtohet as trauma (e shkaktuar nga një aksident) plakja, mungesa e vitaminave, ekspozimi ndaj toksinave, hepatitis C, dhe sëmundje imunitare. Kjo sëmundje zhvillohet ngadalë, që do të thotë se njeriu mund ta kurojë atë përpara se të përkeqësohet.

Ndonëse diagnostikimi nuk është gjithmonë i thjeshtë, simptomat e kësaj sëmundjeje janë një këmbanë alarmi që nuk duhen injoruar.

Mpirje, Therje, Djegie

Nëse vëreni mpirje, therje ose djegie të këmbëve dhe duarve duhet të dini që kjo ndodh nga kompresimi i nervave ndijorë gjatë gjumit.

Këto simptoma janë të përkohshme, por nëse zgjasin shumë gjatë, AgroWeb.org ju sugjeron të shkoni tek mjeku.

Vështirësi Në Lëvizje

Dëmtimi i nervave motorikë shkakton dobësi, vështirësi në lëvizje ose paralizë, thonë ekspertët.

Vështirësia në lëvizje mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një infarkti ndaj sigurohuni që të shkoni tek mjeku sa më parë.

Dhimbje Në Këmbë

Dhimbjet e forta, ndjesia e therjes në fundshpinë që shpërndahet vetëm në njërën këmbë, nënkupton dëmtimin e nervit shiatik.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nervi shiatik mund të dëmtohet nga hernia diskale ose nga diabeti.

Ngathtësi Dhe Plogështi  

Nëse krejt papritur vëreni se rrëzoheni shpesh, jeni të ngathët dhe nuk qëndroni në këmbë, atëherë duhet të dini se kjo ndodh nga dëmtimi i nervave.

Ngathtësia është gjithashtu simptomë e sëmundjeve nervore siç është Parkinsoni.

Urinim i Shpeshtë

Dëmtimi i nervave nënkupton se fshikëza e urinës merr informacionin e gabuar.

Kjo shoqërohet me dëshirën në rritje për të shkuar në banjë. Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur nga ky problem.

Dhimbje Të Papritura Koke

Nëse prekeni nga dhimbje koke të papritura por shumë të forta, atëherë duhet të dini që kjo vjen si pasojë e dëmtimit të nervave të qafës.

Ky problem zgjidhet nëpërmjet një injeksioni që bllokon përkohësisht nervin përgjegjës që transmeton sinjalin e dhimbjes.

Djersitja e Tepërt

Djersitja e tepërt mund të jetë tregues i dëmtimit të nervave që dërgojnë informacion nga gjëndrat e djersës tek truri.

Ndjesi Minimale Të Dhimbjes

Nervat ndijorë i tregojnë trurit nëse diçka është e rrezikshme dhe nuk duhet prekur.

Nëse këto nerva janë dëmtuar, ju mund të shihni sobën ndezur por truri nuk e percepton rrezikun e nxehtësisë. Kështu jeni më të rrezikuar nga djegia ose diçka tjetër.

Nëse vëreni se keni pësuar një lëndim të tillë nga përdorimi i sobës, enëve të kuzhinës e të tjerë, atëherë vizitohuni tek një mjek./AgroWeb

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Rama e Basha do të bëjnë kompromis për të ardhmen e Shqipërisë?

Komento

Komente

  • Suela: 05/08/2021 10:28

    Pershendetje , kam pulsim te kembes se djathte ku arrij ta dalloj si dhe mpirje dhe djegie ,kam ber nje test emg dhe parametrat i kisha normale ,cfare me keshilloni te bej ju lutem

    Përgjigju
  • Dali Lala: 03/08/2021 14:19

    Jam 62vjec Kam semundjen e nervave periferike Trajtohem me Gabapentine Kam shume pak permisim Kembet me djegin gjate nates Cfare me keshilloni te perdor tjeter

    Përgjigju
  • Landi: 09/06/2021 22:31

    Pershendetje jam 21 vjec dhe me luftojn te dy nervat te qafa kam shpesh dobsi ne stomak dhe dhimbje koke Me shpjegon njeri kete

    Përgjigju
  • Armand: 02/06/2021 18:25

    pershendetje un kam demtuar nje nerv ne fshikzen e urines qe dmth kam djegie edhe dalje te shpeshta jam vizituar tek hygea ne tiran por deri tani jam pa rezultat te mir po bej 6 muaj me kte situat

    Përgjigju
  • Azbije: 19/03/2021 23:10

    Para 8 muajsh kam pas nje lendim bukur te rand ne doren e djatht dmth 4 gishtat i kam pas te lendum tersisht kan qen te demtum gishtit te mesem i ka kput tetiven dmth qe pa operacion nuk funksionon gishti afer te voglit ma kan qep tetiven po me ka met gishti qysh me thon si L kshtu qe smuj me bo doren grusht hiq kam bo ushtrime jam tu e perdor ni gel contractubex po nuk e di sa ka efekt ju lutem qka me kshilloni

    Përgjigju
  • Endri: 16/03/2021 21:25

    Mrb , une kam prer doren me pllak e shkova ne spital e rregulluan e qepen skisha prerje tendinash , por per njefare kohe me filloi mnpirja e dy gishtave kam siklet ke plaga dores dhe shkova bera nje takim me neurolog dhe me tha ke problem nervin e dores sta kan qepur mire cfare me sugjeroni qe te bej ne kete aspekt

    Përgjigju
  • Labi: 27/02/2021 18:02

    Pershendetje gruja ime ka lind dhe ka marr inekcionin ne shpin.. qe 5 dit ka kur qohet ne kemb ka kokdhimbje dhemje war marramendje dhe i ushton veshi i majt

    Përgjigju
  • Zana: 27/02/2021 17:59

    Pershendetje te gjithve para 5 kam lind femi ma kan jep inekcionin ne shpin dhe gjat gjith kohes kur jam e shtrir skam dhimt momenti qe qohem nkemb kam kokdhimbje dhembje qafes dhe kam pak marramendje

    Përgjigju
  • Bekim: 08/02/2021 20:49

    Pershendetje.Ne muajin tetor kam bere nje operim ne shtyllen kurrizore.Dy javet e para e kam ndier veten shum mire.Pastaj me eshte paraqotir dhimbje ne kemben e djathte e me von prap dhimbje ne shpine.Pastaj mjeku me sugjeroj ta bej nje CD BLLOKAD.edhe kjo nuk mi largoi dhimbjet.E me vone me jan paraqit si therrje ne te dy shputat e kembeve e sidomos kur shkoj ne shtrat edhe gjithashtu temperatur.Me keshilloni si te veproj.Faliminderit

    Përgjigju
  • Arbeni: 08/12/2020 20:33

    Pershendetje,qe 3 mujah me ndodh papritmas kam plogshti dobsi ne kemb dhe djegje ne kemb ma shum ne kemben e majt gjithashtu kur kam at ndjesi membulojn njers ne ball dhe kemb edhe kembet shputyat e kembes me rrit et ftofta dhe te djersitura po ashtu po me dhemb posht shpines prs pergjegje flm per mirkuptim

    Përgjigju
  • Nimete: 07/12/2020 21:59

    kam ne anen e pajte te kokes dmth siper veshit nje fryrje te kokes e cila shoqerohet me dhimbje po nuk e kuptoj se cfare kam

    Përgjigju
  • gazmend: 04/12/2020 02:10

    kam ni temperatur qe esht mbrapa gjurit tkembes edhe nuk kom dhimbje po veq ni temperaur qe e vrejt si temperaur qe vje mvrapa gjurit tkembes po spo jam i sigurt se qka esht

    Përgjigju
  • Ina: 23/11/2020 20:57

    Kam dhimbje te vazhdueshme te kembeve qe ne disa raste shoqerohen edhe me enjtje, dhimbje te duareve te shoqeruara me dhimbje te forta te kokes. Mund te me thot ndonje se cfare mund te bej apo cfare eshte kjo gje?

    Përgjigju
  • Drenit: 11/11/2020 02:49

    Kam dhimbje te qafes shpindes si dhe ngushtim ne gjoks dhe problem me urinim Kur urinoj trupi me qendron i mpire

    Përgjigju
  • Ritaaa: 22/10/2020 21:34

    Deshta me bo ni pytje , po kom dhimbje tek anet e trurit te vogel po kom shtrengime nga dy anet a mund te me tregoni se qfar ka t bej

    Përgjigju
  • Zaneta: 18/10/2020 23:36

    Jam operuar nga shtylla kurizore jam me mire por akoma nuk munt te leviz lirshem,pas sa kohe do permirsohem

    Përgjigju
  • Ersila: 16/10/2020 01:48

    Para nje muaji kam ber nje gjilpere ne vithe por ajo eshte ber kokerr dhe nga vendi I gjilperes deri posht ne kofshe e kam te mpire disa her dhe me shpon a kam demtim te nervit cfar me sugjeroni ju lutem

    Përgjigju
  • Bela: 21/09/2020 18:07

    Kam djegje ne anen e djathte te kokes gjysma e kokes vjen mbasditja dhe fillon eshte e pa durueshme cfare mund te bej

    Përgjigju
  • Blerina: 11/09/2020 21:08

    Mirëmbrama pershendetje uroj të jeni mir i e nderuar Doktorr,esh kam urinim të shpesht dhe dridhje të kokes vetëm në njërën anë po ndodh edhe ana tjeter ndonjeher kam dridhje në të dyjat jam studente e mjeksis spo mund të koncentrohem në Libra faleminderit për mirkuptimin.B.M

    Përgjigju
  • Μαριάννα Σερανι: 25/08/2020 19:10

    Kam.dhimbje ne maj te kokes dhe jam shum e keputur sqindroj dot ne kem ku mund te vete

    Përgjigju
  • Albjon: 19/08/2020 03:50

    Kam dhimbje te fort ne gjoks ne anen e majt, mendoj se eshte nervi, e pita nje paracetamol por nuk me ndihmoj, qfare te bej

    Përgjigju
    • Bedrije: 08/02/2021 22:21

      Pershendetje shoku im i dridhen duart shum eshte 65 vjet qfar keshilla me jepni

    • Albjon: 24/08/2020 14:28

      Te keshilloj nje neurolog

  • Xhezidebytyqi: 02/08/2020 15:55

    Pershendetje kam dhimbje te forta te qafes te kembes kokedhimbje te fort trullim mundim mezi rri ne kembe shpeshhere nuk mund ta leviz krahun e majt

    Përgjigju
    • Tringaa: 19/12/2020 18:14

      Xhezidebytqi Te keshilloj qe se paku te vizitohesh tek nje neurolog sepse ndoshta tani nuk keni edhe shum simptoma por me von do te jen fatale per ty.Shpresoj qe te mos jet asgje rrezik per ty.

  • Bulevarda: 26/05/2020 23:26

    Me fal a ka ilaq per kete semundje nervi me urinen? A ke pasur pacient po me te njejten semundje qe ki Mundesi me trego te lutem?

    Përgjigju
  • Arsimi: 22/05/2020 22:29

    Kam probleme me muskujve te kembeve qe 20vite shum um dhamin nuk mundem me fjet naten jum kan te mjeku sen sumkan nimu turli barna kum perdor kurgja hiq ju lutem me cilin mjek muj me kontaktu me shku

    Përgjigju
    • ardit`: 03/10/2020 01:49

      duhesh me bo nje kontroll te ortopedi se mos ke probleme me ndonje unaz ne shpin se aty ka shum nerva qe jan te ludhura me kembe

  • Endrit: 02/05/2020 01:10

    Kam pasur dhimbje me heret para 3 javeve pjesa e muskulit nga krahrori tek brryli dhimbja ishte ne kalim pastaj fillova pak palester nuk ndjeja dhimbje tfort pas 4 dite palestre kur u zgjova n'mengjes dhe nuk mundja ta shtrija doren dhe gishtrinjet nuk mund ti leviz shum thjesht nuk jan ngjendje te rrin drejt nrm eshte qe ata vetem i ndjej por smund ti leviz

    Përgjigju
  • arbnora: 26/04/2020 05:59

    Zvogelimi. I themres pse bahet

    Përgjigju
  • Arbnora: 26/04/2020 05:56

    Zvogelimi. I njeres kam nga cili shkak. Vjen?

    Përgjigju
    • nora: 04/07/2021 01:20

      une kom linde me operacion qe 2 vite kom pirje te kembeve dhimbje qafes edhe shpine e lodhur shum

  • kaltrina: 07/04/2020 02:54

    kam mpirje dhe therjete gishtave dhe kembeve dhe dridhje te trupit qe nje jave, than qe edhe demtim I nervit, ku matet nervi ne cilin vend edhe a ja sherim kam edhe dhimbjet kurrizore pe ndjej qe cdo dite e ma shumm po me shfqet cka mygjeroni me ba

    Përgjigju
    • ardit`: 03/10/2020 01:57

      duhesh me shku te ortopedi ose neurologu ata te kallzoj qka me bo pershebull a duesh me bo fotografimin e shpines se mos e ke te demtume ndonje unaz apo disk kurrizor po mos e ke merak se nuk eshte qe nuk sherohesh ,un kap pas problem me disk kurizo dhe tasht jam me fizeoterapi i kam bo deri tash 7 seanca suksesin e kam njo 50% ma mir se qe jam kon klm ishalla te kalon

    • Dallandyshe: 23/06/2020 12:40

      0672045880 Kam demtim nervash

    • klei: 09/04/2020 21:44

      sa vjece je ti ?

  • alketa pepkola: 07/02/2020 13:36

    Te lutem ku behet matja e nervit pasi kam nje femi te vogel qe ju esht demtuar dora gjat lindjes dhe bejn fizoterapi por me duhet te bej dhe nje matje nervi

    Përgjigju
  • Nexhat: 04/12/2019 08:50

    Kam problem me nervin tregeminal si me nadlu me shendos

    Përgjigju
  • Termiku: 30/06/2018 23:01

    Faleminderit për këshillat, por e dimë shumë mirë se këtu mjekët të kurojnë tjetër për tjetër kështu herë të tjera na tregoni ndonjë mjek të aftë ose bëni një rubrikë.

    Përgjigju
    • Kimete: 28/07/2020 17:52

      Kam mpirje duarsh kembesh dhe shpim djegje ju lutem ku te drejtohem



×

Lajmi i fundit

John

'Faleminderit Leo', Barcelona përcjell legjendën Messi me dy fjalë dhe një video me momentet e tij më të mira në fushën e blertë