Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët

U inaugurua vetëm pak kohë më parë si lulishtja me standardet më të larta në Lezhë, por shumë shpejt nisi të dëmtohej. Vjedhja dhe dëmtimi i ndriçuesve detyroi Bashkinë e Lezhës që t’i heqë të gjithë ndriçuesit e vendosur, por la pas një situatë problematike. Rrjeti elektrik mbeti mbi sipërfaqe në një lulishte që frekuentohet edhe nga fëmijët.

Kjo përbën një rrezik serioz pasi telat janë mbështjellë me izolant, por nuk përbëjnë siguri për frekuentuesit e kësaj lulishteje. E gjithë sipërfaqja e saj ka praninë e kabllove që janë të dukshme dhe mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve kryesisht. Për këtë situate, nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, tha se shkelësit dhe papërgjegjshmëria kanë shkaktuar këtë situate dhe se menjëherë do të nis ndërhyrja për të evituar çdo incident të mundshëm.

Për shkak të problematikës dhe rrezikut që paraqesin kabllot elektrike mbi sipërfaqe, ndikuar edhe nga shqetësimi i ngritur, Bashkia e Lezhës ka bërë te ditur se ndërhyrja do të jete e menjëhershme duke vendosur edhe ndriçuesit e rinj që të jenë me rezistente ndaj ndërhyrjeve njerëzore.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/05/2024 23:00

    Vendosni dhe ca kamera me kete rast.Mendoj se me to mund /te peshkoni/shume me teper se hajdute te rendomte ndicuesish e kabllosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova do vazhdojë të qëndrojë së bashku me SHBA-të

Presidentja Osmani: Kosova do vazhdojë të qëndrojë së bashku me SHBA-të