Nxirrnin pllaka guri duke dëmtuar Parkun Kombëtar të Tomorrit, në kërkim babai i deputetit Klajdi Qama! Arrestohen edhe dy të tjerë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi ushtronin aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative edhe shpalli në kërkim administratorin, Selim Qama, pasi ushtronte aktivitetin pas pezullimit të licencës.Qama është babai i deputetit të ardhur nga listat e LSI-së, Klajdi Qama.

Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, ku janë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta persona materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Policia ka vënë në pranga 26 vjeçarin me iniciale D. L., dhe 40 vjeçarin me iniciale S. K. punonjës i subjektit, ndërsa ka shpallur në kërkim 61 vjeçari Selim Qama administratori i subjektit, i cili banon në Tiranë. Sipas informacioneve, Selim Qama është babai i deputetit të ardhur nga listat e LSI-së, Klajdi Qama.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Nxirrte gurë nga mali i Tomorrit, shpallet në kërkim babi i deputetit të LSI-së

Policia shpalli në kërkim administratorin e një objekti, i cili në mënyrë ta paligjshme usshtronin aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit.

Sipas informacioneve të "Report Tv", administratori i shpallur në kërkim është Selim Qama,  babi i deputetit të LSI-së, Klajdi Qama. Kompania e Qamës nxirrte gurë edhe pas pezullimit të lejes.

Selim Qama, 61 vjeç akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Osman Kukaleshi: 04/08/2020 23:26

    Po perse ore te mjere, perse llomotitni keshtu... Po si mund te exportosh Mall me faturen tende pa pasur licenze ?

    Përgjigju
  • BENI: 04/08/2020 16:42

    KETA duhen te rrjepur te gjalle dhe ti hidhet kripe ne trup,,,qe ti dali shpirti me siklet....

    Përgjigju
  • vera: 04/08/2020 16:18

    VARINI KETA palaco,,,,c'fare prisni....

    Përgjigju
  • Mermeri: 04/08/2020 15:50

    Edhe ky i thencin deputet fytyren si pllake mermeri e paska, rrofte babi dhe mermeri qe me bene deputet,se une i shkreti vetem per coban dhish skrapari ja them, me kane denuar.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/08/2020 14:23

    Te mos harrojme se duart e ketij Kucedri jo vetem qe kane gryer Malin e Tomorrit por kane gryer edhe te gjitha Hipotekat e Shqiprise

    Përgjigju
  • Goni: 04/08/2020 13:21

    Jam dakort me tosin,,kjo eshte partia me e degjeneruar ne shqiperi....

    Përgjigju
  • Flori: 04/08/2020 13:14

    Mbytini keta te poshtrit e lsi,,,vetem ti bejne keq ketij populli dine...vetem te vjedhin te shkatarrojne malin e tomorrit.....te isha une si edi rama i varja aty ne mal te tomorrit e ti hajne ujqit....

    Përgjigju
  • artur: 04/08/2020 12:38

    e ka baba cunin deputet!

    Përgjigju
  • Tosi: 04/08/2020 12:18

    O ketyre te leshitlikes u duhet futur nga nje hu te gjitheve se e kane rrjepur kete vend hunderrat gjithe hajdute nga ministrat dhe drejtoret . Shkofte ne ferr kjo cizmeparticke me Nafije dybekun ne krye femra me e urryer e planetit.

    Përgjigju
  • leone: 04/08/2020 12:12

    Perse e arrestoni te shkretin?Nuk e dini se ai punon per interesat e Baba Xhikes,like sheikut te ngarkuar me florinjte e krrabes,i cili zoteron te gjitha guroret e malit te Tomorrit dhe jo vetem?Like Floriri,dashnori i vetem i Kushtetutes se shqiperise ,zoteron jo vetem guroret e maleve te shqiperise,por dhe biznesin e mjeteve te renda te tonazheve te larta si vinca te medhenj etj etj,pa nenvleftesuar biznesin e Cocaines,Heroines etj etj se bashku me Moniken,gruan "me te ndershme" ne shqiperi...!

    Përgjigju
  • mermeri bardhezi: 04/08/2020 12:05

    shiheni mire se do jete xeherori prone e familjes meta nuk eshte kaq e lehte te nxjerresh mermer me licence te mbyllur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën Rithemelimit, Zhupa: Butrintin do e mbrojmë deri në fund, i drejtohemi SPAK

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën Rithemelimit, Zhupa: Butrintin do e mbrojmë deri në fund, i drejtohemi SPAK