Denaj: Arsimi profesional, i orientuar drejt nevojave të tregut të punës

Denaj: Arsimi profesional, i orientuar drejt nevojave të tregut të punës

E pranishme në konferencën e parë të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e kualifikimit të fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se qeveria është e angazhuar për zhvillimin e një sistemi arsimor profesional të orientuar drejt kurrikulave bashkëkohore të bazuara mes ndërthurjes së teorisë me praktikën.

"Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme, me rreth 3.4%, falë vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj arsimit profesional në vitet e fundit, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit. Numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë" tha Denaj.

Megjithatë, ministrja u shpreh se ky numër është i pamjaftueshëm për nevojat e tregut të punës dhe në këtë drejtim duhet të rritet bashkëpunimi mes qeverisë, biznesit dhe aktorëve në tregun e punës. Gjithashtu, Ministrja theksoi se gërshetimi i teorisë me praktikën është tepër i rëndësishëm për arsimin profesional.

“Arsimimi dual, me 50 % kohë në trajnim dhe 50% kohë në punë,është një edukatë gjermane, të cilën mund ta adoptojmë në kushtet shqiptare, për të parë aty ku nevojat janë të përshtatshme për të realizuar një objektiv të tillë”, tha Denaj.

Ministrja Denaj u ndal edhe në rëndësinë që ka roli i “zejtarëve” në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit dhe u shpreh se MFE do të vijojë punën e saj për të stimuluar zejtarët, në mënyrë që aftësitë e tyre të trashëgohen ndaj brezit të ri.

Një prej masave më të afërta që do ndërmerret, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë është krijimi i Regjistrit të Zejtarëve, i cili do të mbajë informacionin për çdo zejtar dhe biznes zejtar.

Ministrja shprehu vlerësimin edhe për mbështetjen që qeveria e Gjermanisë ka dhënë për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri, nëpërmjet projekteve të ndryshme, të cilat kanë rritur nivelet e kurseve të arsimit profesional dhe kapacitetet në të gjitha nivelet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale