Denaj: 40% e bizneseve të kontrolluara në informalitet

40% e subjekteve të kontrolluara nga organet tatimore rezultojnë në shkelje. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e pranishme në Komisionin e Ekonomisë, teksa ka prezantuar zërat që do të kenë rëndësi për buxhetin e 2020, ka theksuar se shqetësim mbetet niveli i evazionit fiskal. Sipas Saj fiskalizimi do të ketë kontribut kryesorë në uljen e informalitetit.

“Rezultatet e këtij viti me të gjithë format dhe mundësitë e bashkëpunimit që kemi pasur ndërinstitucional ku konstatimi ynë si në informalitetin në biznes ashtu dhe në raport me punësimin ka konstatuar në një masë 35-40%” tha Denaj në komision.

Ministrja ka pranuar edhe një shqetësim të ngritur përgjatë këtij viti, të funksionimit në paligjshmëri të lojërave të fatit. Pa treguar shifra Denaj theksoi se situata po monitorohet.

“Është folur që ka pasur raste që punojnë edhe në mënyrë të paligjshme, në ilegalitet. Çfarë masash ka marrë ministria për ta monitoruar situatën”? ka pyetur Evis Kushi.

“Po. Ekziston dhe ne jemi të gjithë të gatshëm për ta luftojmë por nuk e materializojmë me shifra konkrete” është përgjigjur Denaj.

Ndërkohë ish ministri i Financave ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tij për të rishikuar rritjen ekonomike për këtë vit, por edhe për vitin 2020. Sipas tij rritja ekonomike e këtij viti do të jetë 2.7%.

“Mundësia e 4%, do të vijë edhe për shkak të bazës së këtij viti që nuk do të jetë aq sa është parashikimi, por unë mendoj do të jetë në 2.7-3%” u shpreh Ahmetaj.

Informaliteti, mbledhja më mirë e të ardhurave si dhe mirë administrimi i tyre kanë qenë në fokus të diskutimeve në komision. Debatet lidhur me buxhetin dhe paketën fiskale 2020 do të zhgjasin deri në 19 dhjetor të këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti