Denaj në Korçë: Riorganizim i shkollave profesionale sipas kërkesave të biznesit dhe tregut të punës

Denaj në Korçë: Riorganizim i shkollave profesionale sipas kërkesave të biznesit dhe tregut të punës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi sot një vizitë në shkollën e mesme teknike ekonomike “Isuf Gjata” në qytetin e Korçës. Ministrja shprehu urimet e saj për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, me të cilët bashkëbisedoi mbi problematikat dhe sfidat e arsimit profesional në qytetin e Korçës.

Denaj tha se qeveria ka rritur mbështetjen për arsimin profesional dhe në 4 vitet e fundit janë investuar rreth 4 miliardë lekë në këtë drejtim, teksa tha se aktualisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për një riorganizim të arsimit profesional në vend. Ajo vuri theksin në një bashkëveprim më të mirë me biznesin mbi nevojat e tij në një afat 5 vjeçar, në mënyrë që këto nevoja të orientojnë organizimin e shkollave profesionale.

“Ka ardhur të koha të shikojmë një koncept tjetër më universal, një bashkërendim të gjithë drejtimeve profesionale, për t’i grupuar dhe për të parë efektivitetin më të mirë të tyre dhe një përfitueshmëri më të mirë, sepse ndoshta biznesi e kërkon një qasje të tillë. Objektivi është që të bashkërendojmë gjithë energjitë, edhe së brendshmi, edhe të mesuesve, por mbi të gjitha bashkërendimin tonë me biznesin. Ne nuk mund të prodhojmë nxënës në të ardhmen që tregu i punës nuk i merr. Pra, të dimë se çfarë do biznesi, të dimë se ku do të shkojë Korça pas 4-5 vjetësh në sektorë të caktuar dhe ne të kemi mundësi të adresojmë nevojat për arsim profesional siç duhet. Kjo është arsyeja pse krijohet Agjencia, si dhe për një orientimin më të mirë të nxënësve nga Zyrat e Punës, që të ketë penetrim sa më të madh në tregun e punës”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ministrja pohoi se Korça, ashtu si edhe shumë rajone të tjera të vendit, ka mundësi për rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe për këtë duhet më shumë ndërgjegjësim mbi avantazhet që ai ka, ndërsa duhet punuar vazhdimisht për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet