Dënimi i Arbër Cekaj/Haxhia për 'Repolitix': Vendimi ishte i njëanshëm dhe procesi i paragjykuar, do apelojmë vendimin

Dënimi me 14 vite burg i Arbër Cekaj do të apelohet nga ai. Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në një lidhje telefonike me emisionin "Repolitix" tha se vendimi i gjykatës ishte i njëanshëm dhe i pabazuar në asnjë provë. Ai tha se ky vendim do të apelohet ndërsa shtoi se procesi i ndaj klientit të tij Cekaj ishte i paragjykuar dhe i njëanshëm.

"Po ta shihini dosjen në kompleksitetin e saj ajo që bie në sy është se prokuroria nuk solli asnjë provë që të provojë implikimin e zotin Cekaj në trafikimin e drogës. Aq më tepër po të shikoni procesin gjykata nga 28 kërkesat qe kemi bërë nuk është pranuar asnjë. Ky është një proces i paragjykuar, është një fatkeqësi për këtë drejtësi që futemi, sepse gjykata nuk behet asnjë ballafaqim me provën ku po e çojmë në një gjendje tmerrësisht të shkatërruar duke i vënë njerëzit përballë një akuze që do të triumfojë në çdo rast. Nuk e njohin më fjalën pafajësi. Natyrisht që do të ndjekim rrugën ligjore dhe do të apelojmë vendimin dhe të bëjmë ankimin, trupi gjykues e rrëzoi kërkesën se ka një vendim të KLGJ se nuk duhet të ketë prezencë të medias dhe e la të lirë për njerëzit. Ky është një vendim i njëanshëm i gjykatës. Qytetarët shqiptarë në çdo akuzë janë të humbur, në asnjë rast të mbrojtur. Përkundrazi gjithmonë i dobëti duhet të jetë në pozita të mbrojtura. Gjykatat kanë harruar kemi kaluar nga sistemi inkuizator në atë akuzator, ku palët janë të barabarta njëri akuzon dhe tjetri mbrohet, por jo ai që akuzon të dominojë procesin", tha Haxhia.

Një ditë më parë GJKKO dha vendimin për Arbër Cekaj, 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane, ndërsa për Donaldo Lushaj administratori i kompanisë "Arbi Garden" dha 10 vite e 8 muaj burg.  Vetë Arbën Cekaj bëri një mbrojtje të gjatë në gjykatë ku nuk pranoi në asnjë çast të ishte autori i trafikimit të lëndës narkotike që vinte nga Amerika Latine, ndërsa kërkoi nga prokuroria të gjendje autorët e vërtetë të saj.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento

Komente

  • Polici: 17/09/2020 10:53

    Po pronari vertet I droges dihet kush eshte ai ben jete luksit ne shqiperi ,po kete kushedi sa ka pagu mos te tregoj

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 17/09/2020 08:46

    Mire o Maks , mire, po qe te jesh i besueshem ne ato qe thua na trego kush t'i paguan honoraret dhe sa jane ato.

    Përgjigju
    • Orekone: 17/09/2020 10:20

      Vito mos u djersi duke numeruar paret e te tjereve . Me sa duket nuk te ka djersise ndonjeee balli prej pune .Ti duhet te jesh nga ata qe u djersin suma .

    • Korleone: 17/09/2020 10:17

      Vito mos bej hesapin e botes. Po ke bythe dil e bej ndonje pune . Fundja kur nuk di te besh tjeter gje dil te semafori se edhe ajo pune quhet per ata si puna jote .



×

Lajmi i fundit

John

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Basha: Shembja e Teatrit Kombëtar, dëshmi e barbarisë, do e rindërtojmë siç ishte