Dënimi i ashpër i Disiplinës, Shkëmbi: Vendim i padrejtë për Tiranën, shpreoj te apeli! Axhenda e javës së 12 të Superligës
Trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi
Komisioni i Disiplinës mori një vendim të hekurt për incidentin e paprecedentë në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, duke dënuar klubin bardheblu të luajë gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa tifozë përveç gjobës 300 mijë lekë. Një vendim që nga grupimi ultras i bardhebluve, ‘Tirona Fanatics’, e ka quajtur skandalaz dhe më të fortë se çmund ta merrte edhe rregjimi diktaturës. Ata shkojnë më tej duke e quajtur komisionin e Disiplinës të padisiplinuar dhe FSHF-në si Federatën Serbe të Futbollit Shqiptar. Për këtë vendim ka folur sëfundmi edhe trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi.
“Nuk e prisnim. Është diçka që patjetër ne si skuadër, por edhe klubi do e vuajë. Mendoj se nuk është e drejtë. Padiskutim që ata tifozë të cilët e bënë këtë duhet të dënohen, por që të dënohet një klub apo gjithë tifozëria për 2-3 persona mendoj se nuk është e drejtë. Mendoj dhe kemi shpresë te apeli që mund të ketë një reflektim,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.
Tirana do luajë të dielën kundër Egnatias në transfertë në atë që është një nga 2 sfidat që hap javën e 12 të Superligës.
“Një ndeshje e vështirë, duke patur parasysh kundërshtarin. Ndër më të mirët e kampionatit vitet e fundit, por edhe kampionët në fuqi. Jam i bindur se ne do bëjmë mirë dhe do shkojmë për ta fituar ndeshjen,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.
Njëjtë si Egnatia-Tirana, po në orën 14:00 të dielën luhet Elbasani-Dinamo, ndërsa në orën 17:00 Vllaznia pas fitores me Tiranën pret Skënderbeun.
“Skënderbeu ka disa pika të forta, por ne duhet të bejmë gjithçka për ti minimizuar. Do përballemi me ta në mënyrë profesionale, me detaje, sidomos në mbrojtje. Do jemi para tifozëve tanë, në kushte perfekte dhe do synojnë të marrim fitoren,”-deklaroi Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Java e 12 e Superligës mbyllet të hënën me dy sfida, Bylis-Laçi dhe Partizani-Teuta.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
78.7%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1024
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor, 21:35
-
Dramë deri në limite, Tirana dhe Partizani barazojnë 0-0 në derbin e 176-të! Qirko priti penallti në minutën e 90+7
1 Dhjetor, 20:59
-
Derbi me Tiranën, Veselinovic: Kemi përballë një skuadër të madhe, Partizani do fitoren
30 Nëntor, 19:14
-
Superliga/ Egnatia thellon krizën e AF Elbasanit, Dinamo mposht Teutën! Laçi tri pikë kundër Skënderbeut, të diel derbi Tirana - Partizani
30 Nëntor, 18:25
-
Kategoria e Parë/ Kukësi fut në krizë Apoloninë, fiton 2-3 në Fier! Lushnja merr tri pikë, paqe në ndeshjet e tjera (Renditja)
30 Nëntor, 17:34
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Korrigjimi i një vendimi, derbi Tirana - Partizani luhet me tifozë! Agjenda e javës së 15-të në Superligë
26 Nëntor, 11:07