Dënimi i dy eksponentëve të LSI-së për blerjen e votave në Dibër, deputetja e PD: U konfirmua masakra zgjedhore, drejtësia e paplotë pa dënimin e organizatorëve
Deputetja e PD, Dhurata Çupi
Deputetja e PD ka reaguar për dënimin e dy të rinjve eksponentë të LSI-së me 1 vit burg, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Deputetja Dhurata Çupi shprehet se jo vetëm e ka denoncuar blerjen e votave gjatë fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.
"Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit. Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë. Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë. Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për çdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve. Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve."-shprehet ajo.
Lajmi kryesor:
U kapën me lekë dhe fletë votimi para zgjedhjeve të 25 prillit në Dibër, 1 vit burg për eksponentët e LSI-së! PD: Drejtësia e paplotë pa dënimin e organizatorëve
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5287
Lajme të tjera
-
Dibër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me lëndë narkotike në automjet
18 Prill, 10:04
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës
12 Prill, 17:42
-
‘Mandati i Xhaçkës’, Tabaku për Report Tv: PS nuk njohu vendimin e ‘Kushtetueses’! Për 'Dezinformimin' duhej dakordësia e të gjitha palëve
12 Prill, 13:36
-
Jakin Marena: PD është bërë për mëshirë, Apeli t’i japë fund ‘agonisë’ për vulën
11 Prill, 19:15
-
Dibër/ Flakët përfshijnë tokën bujqësore në njësinë Fushë-Bulqizë, zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri (FOTO+VIDEO)
10 Prill, 21:37
-
Ylli Pata: Ora finale dhe fatale e Lulzim Bashës
10 Prill, 19:53