Dënimi krimeve të komunizmit, ish
të përndjekurit: Të ishte bërë me kohë

Dënimi krimeve të komunizmit, ish<br />të përndjekurit: Të ishte bërë me kohë<br /><br>
Nisma e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për të hetuar e dënuar kriminelët e diktaturës, është përplasur me reagimet e para. 

Bylykbashi: Institut për mbledhjen e provave
Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare për programin e qeverisë ‘Rama 2’, hodhi idenë e për ngritjen e një institucioni, për mbledhjen e pronave, gjurmimin dhe hetimin e personave të përfshirë në krimet e komunizmit, pjesë apo jo e politikës dhe piramidës së administratës së shtetit.

"Ka ardhur koha që të ngrejmë një institucion që mbledh prova, gjurmon dhe heton kriminelët e komunizmit nga maja e shtetit deri tek ekzekutori më i thjeshtë. T'i çojmë përëpara drejtësisë dhe t'i dënojmë me prova për krime dhe jo me llafe dhe në këtë institucion të mos ketë mundësi të mos  infiltrohet ndokush nga ata që luajti këmbëzën ose krenohen me atë që kanë bërë baballarët apo gjyshërit e tyre.

Tufa: Krimet e komunizmit te ndiqen penalisht
Studiuesi Agron Tufa dhe ish i burgosuri Daut Gumeni tregojnë për Report Tv për pritshmëritë  e tyre.

"Besoj se është dhe ka qenë dashur shumë kohë më parë dhe nuk është ende vonë nëse merren hapa konkret, themelohet një mekanizëm me bazë ligjore që krimet e komunizmit të ndiqen penalisht. Ka mjaft shoqata, institucione , organizata të shoqërisë civile apo institucione shtetërore, që kanë zbardhur mjaft aspekte kriminale të krimit të komunizmit dhe terrorit", thotë Tufa.
 
Agron Tufa, beson se ligji duhet të vendos drejtësi për ish të perndjekurit dhe kriminelët e regjimit komunist.

"Pergjegjesit kryesor që kanë shkatuar të gjitha këto fatkeqësi, krime, përndjekje, të merreshin në  shqyrtim ligjore, të ndiqen penalisht siç është në lëgjislacioni në disa vende të komuniste të Evropës qendrore apo në Evropën Lindore. Kemi  prokurorin Arianit çela, që do të ishtë një gjë e jashtë zakonshme dhe me vlerë të madhe dhe morale që ai të dërgohej në gjyq. 
 
Një instrument i Parlamenti që do merrej me anë juridike të çështjes dhe legjislacioni, të kishte një përmbajtje dhe bazë juridike dhe penale, të fillonte hetimet, kjo kërkon vullnet politik në radhë të parë
", vijon Tufa.
 
Drejtuesi i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa shprehet pro këtij propozimi. Tufa beson ligji duhet të vendosë drejtësi për ish të përndjekurit dhe kriminelët e regjimit. 

Studiuesi Tufa thotë se kriminelët e ish regjimit janë një njollë e zezë edhe për integrimin.

"Në BE nuk shkohet që në pararojë të shoqërisë tonë të shkojnë kriminelët".

Daut Gumeni kundër: Janë 4 struktura të tilla
Daut Gumeni, ish i përndjekur politik shprehet pesimist ndaj propozimit të demokratit demokrat.

"Kush hedh valle në politikë të gjithë  ata e kanë me të përndjekuri, për të mos thënë se me përbuzje dhe me urretje. Nisma të tilla kanë zullumqarët vetë, sesa ato që duan të heqin dorë nga zullumet"

Ish i burgosuri politik tregon për padrejtësitë që bëhen me ta.
 
"Shtatë pula tetë tava ha të hamë o Muco Gllava, ca bënë Instituti i të Përndjekurve, nuk ka asgjë në dorë. Çfarë bëjnë për të përndjekurit, po dëmshpërblimet që u jep Kuvendi e kanë në dorë na 3-4 ministri. Ajo e financave thotë prit se nuk më lë kjo e  Drejtësisë, e drejtësisë thotë prit se kanë pushuar drejtorin e burgjeve. Drejtori i burgjeve thotë ca fletë nga ato më kanë humbur dhe nuk i kam. Lëre më mirë ashtu siç është. Realisht janë marrë me mbesat, stërmbesat, nipërit dhe stërnipërit, që kanë dalë gjyqeve dhe kanë thënë na turpërojë me partinë ky maskara, ata kërkojnë paratë tani".
 

Gumeni ka një propozim për një institucion funksional për ish të përndjekurit politikë.

"Po t’i marrë një nga një problemet, kush do ishte kundër nuk e marrë vesh nëqoftëse janë në gjendje të bëjnë një institucion të vëtëm për të gjithë krimet, kujdesi për ata që nuk janë inagruar fare, nga kjo punë që bën ky institucion që është për hirë të kësaj. Edhe nga një sektor që të gjejë edhe ato që skanë ende varre, po ti mbledhin të gjithë në një institucion, me njerëz të përgatitur për atë punë, nuk mund ti thoshin Institucioni i Kujtesës Kombëtare". 
              

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS