Dënimi me 10 vite burg/ Akuza çon në apel e kërkon 22 vite burg për qitësin e Çapjas dhe Bledar Muçës

Dënimi me 10 vite burg/ Akuza çon në apel e kërkon 22 vite burg për qitësin e Çapjas dhe Bledar Muçës

ELBASAN- Dënimi me 10 vite burg i Shkëlzen Hansapapaj nga gjykata e Elbasanit, nuk ka kënaqur aspak prokurorinë e Elbasanit, e cila disa ditë më parë ka apeluar vendimin e dhënë nga treshja e gjyqtarëve të Elbasanit.

Dy prokurorët e çështjes kanë çuar ankimin e tyre në gjykatën e Apelit Durrës, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të dënojë me 22 vite burgim Shkëlzen Hasanpapaj, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Florenc Çapja, Bledar Muça dhe një punonjëse policie që po kalonte rastësisht në rrugë. Njëherësh ky dënim është kërkuar edhe për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Ngjarja e rëndë është shënuar në qershor të 2016, ku nga të shtënat me automatik mbeti i plagosur Bledar Muça që ishte në vendin e parë të pasagjerit me makinë ku udhëtonte së bashku me mikun e tij Florenc Çapja. Pasi kreu krimin,autori Shkëlzen Hasanpapaj, u largua në drejtim të Holandës, ku më pas u arrestua nga autoritetet e këtij shteti dhe u ekstradua në Tiranë.

Edhe pse gjykata e ka dënuar me 10 vite burg, Hasanpapaj nuk i ka pranuar për asnjë moment të vetëm akuzat për ngjarjen e qershorit të 2016. Por një analizë ADN-je ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qendër të Elbasanit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat