Dënimi me burg për memet? Rama: Po si mund të ndalohen me ligj, s’ka asnjë shans

Dënimi me burg për memet? Rama: Po si mund të ndalohen me ligj, s’ka asnjë shans

Kryeministri Edi Rama

Kodi i ri Penal cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë parashikon burg edhe për memet. 

Pas këtij propozimi ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se nuk ka asnjë shans që të ndalohen memet me ligj.

"Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka", shkruan Rama.

Sipas propozimit për Kodin e Ri, personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg.

Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet. Kodi i ri Penal pritet t’i japë fund një abuzimi masiv me përdorimin e fotove dhe emrave të personave publikë ose jo, duke hapur llogari në Facebook.

Këto materiale janë ende një dokument pune, nga grupi i ekspertëve, propozime këto të cilat janë zbardhur si pjesë e diskutimeve në seancat e konsultimit publik.

Neni 238 për ndalimin e montazheve

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 03/12/2020 20:15

    Sa mire! Keshtu po, perqaset teresisht legjislacioni me kuadrin e BE! Edhe nese BE nuk e ka ta kojoje nga ne ose Rusia. Do ishte mire qe neni te titullohej "Agjitacioni dhe propoganda". Sikur ti vinin numerin 55 do ishte super!

    Përgjigju
  • gert: 03/12/2020 20:00

    hahahahah po a nuk ishte ky legen qe bente meme per gjithe dynjane, tani i japin besdi memet, yyyyyy rrac e keqe

    Përgjigju
  • Shqiptar: 03/12/2020 19:23

    Kur do jete ajo dite te miratohrt ky kod i ri penal Por edhe kur te miratohen mos te jene vetrm ne letra

    Përgjigju
  • Lleshi: 03/12/2020 18:25

    Qenka dreq shoku Rama de kendej del dhew ju thote te bejne ligj per memetic dhe kendej ben sikur nuk ka ligj hahahahah bravo ja mbushi mendjen popullit dhe botes hahahah

    Përgjigju
    • O Osbe: 04/12/2020 09:52

      E ke pa sa i ngjan lul basha enverit?

    • OSBE: 03/12/2020 20:23

      Kot nuk eshte pasardhesi direkt i Enverit te 8 Nentorit, kot nuk eshte sekretari i pare i Partise Socialiste

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen