POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dënimi në Itali, Valdrin Pjetri reagon pas dokumenteve që nxori PD-ja: Pres verifikimet

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri ka reaguar për herë të parë pas dokumenteve që nxori PD-ja ku tregohet se ka qenë dënuar në Itali në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri mohon vërtetësinë e dokumentit të kuesturës së Firences. Ai thotë se e vërteta e vetme është certifikata që ai publikoi pak ditë më parë. Megjithatë Pjetri shprehet se pret me padurim vendimin përfundimtar për procesin e verifikimit të figurës që po bëhet nga prokuroria.


"Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane" deklaron ai.

Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë. Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën.

    d.ba./Shqiptarja.com
    Komento

    Komente

    • Agron: 13/08/2019 18:36

      E kote eshte - duhet pranuar si te ka emrin Frrok, Rrok, Pjerin, Krist, Nue, Llesh, Mark etj 99% eshte kriminel.

      Përgjigju
    • XXX: 13/08/2019 16:42

      E cna turperuan ca legena si puna jote. Po pse mor plere do te jesh drejtues kur ke pislliqe qe nuk mbulohen dot nuk ri dot urte me nje cep e mos biesh ne sy. Pse mor legen turperon njerezit e ndershem qe te besojne.

      Përgjigju
    • Tutu: 13/08/2019 16:00

      Cfare verifikimesh pret o Qyq... nuk e mban mend ne ke qene ne burg apo jo ...??!!

      Përgjigju
    • Ver Llapa: 13/08/2019 14:43

      A pranon ky Gazi kishtet e mija... gjithsesi ta laje ta fizifektohe pastaj ok:

      Përgjigju