Dënohet me 16 vite burg atentatori i Lulzim Berishës

Dënohet me 16 vite burg atentatori i Lulzim Berishës

Ahmet Ajeti dhe Lulzim Berisha

Shqiptari nga Kosova, Ahmet Ajeti i akuzuar si atentator i Lulzim Berishës është dënuar nga gjykata e Durrësit me 16 vite burg me gjykim të shkurtuar. Ajeti akuzohet për atentatin e dështuar ndaj Lulzim Berishës. Kosovari, një nga 17 të pandehurit e bandës së Durrësit fillimisht u gjykua nga Krimet e Rënda në mungesë dhe u dënua me 20 vite.

Por pas arrestimit dhe ekstradimit nga Italia në Shqipëri, ai kërkoi që të rigjykohet nga e para, që u pranua dhe dosja e tij u transferua në Durrës. Pas disa seancave gjyqësore ai u dënua me 24 vite, por përfitoi ulje me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar duke u dënruar përfundimisht me 16 vite burg.

15 vite më parë, Ajeti tentoi të vrasë në Durrës në një lokal Lulzim Berishën. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën, por në afërsi të lokalit ai u konfliktua me disa persona të tjerë, ku mbeti edhe vetë i plagosur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 30/06/2020 22:19

    Shtet leshi Ai tjetri ka vra i dunjo rob e sba burg , ky ka ba atentat e ha 16 vjet burg .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe 'shpërthejnë' ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe 'shpërthejnë' ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë