Denoncimet e Bashës se koncesionet i jepen oligarkëve, Shehi: Kreu i PD i trajton si fenomen, s’ka pse të jap emra

Denoncimet e Bashës se koncesionet i jepen oligarkëve, Shehi: Kreu i PD i trajton si fenomen, s’ka pse të jap emra

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka sqaruar se kur Basha flet për oligarkët trajton fenomenin dhe nuk e ka për detyrë të jap emra. Sipas Shehit kjo i takon prokurorëve që të thonë emra dhe jo Bashës.

“Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve. Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha. Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”, deklaroi Shehi në një intervistë për Top Channel.

Edhe pse Basha akuzat se qeveria i ndan paratë e shqiptarëve me koncesione që ia jep oligarkëve i përsërit prej muajsh të tërë, nuk ka folur kurrë me emra. Por përtej akuzave që ai bën për oligarkët të cilët i quan të Ramës, ndaj tij ka pasur gjithashtu akuza se ka përfituar prej tyre vila. Këto akuza i kanë ardhur nga kritikja e tij më e madhe Jozefina Topalli dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobo: 19/01/2021 22:50

    Cfare surreter shtaza pylli?

    Përgjigju
  • Tmerr: 19/01/2021 21:47

    Shikoni se çfar plerash ka lyl basha pran vetes. Nard idjot Ndoka, 1 dopjo me jahu me paçe derri me plonca e gabzherra Dash plera, Fatmir jevgjit Mediu kriminel hajdut,vet lyli kriminel hajdut e kta bashibozuk duan vota nga ky popull që e kan gjakos e vjedhur vrar e shkatruar. Kjo është e pa besushme. Po Dashi havas ka të drejt 1 dopjo me jahu se un kam 30 vjet që ja fus dopjos e prap politikan jam e Shqiprin në ven të par e kam qit.. o pik e zez me kta derra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut