Denoncimet e PD për familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Vazhdon avazi i ulët i mishit për top

Denoncimet e PD për familjet e prekura nga tërmeti, Rama: Vazhdon avazi i ulët i mishit për top

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimeve më të fundit të Partisë Demokratike për familjet e prekura nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka marrë rastin e Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh. Ai shkruan se bëhet fjalë për individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për propagandë.

Më tej, Rama i vë faj edhe mediave, që sipas tij, nuk marrin mundimin për vërtetësinë e atyre që ai i quan shfaqje të shëmtuara.

"Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra", shkruan Rama.

VIDEO e postuar nga kryeministri Rama

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuar nga termeti: 02/10/2020 11:38

    Mjere ata qe kalojne naten neper cadra se ky KM nuk don me dit fare rendesi ka zgjedhjet dhe karrigen e tije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale