Faktet përgënjeshtrojnë denoncimin e PD-së për familjen Cakoni/ Rama: Hiena që hanë mishin e njeriut në nevojë dhe të traumatizuar

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentet që provojnë ndihmën që ka dhënë qeveria shqiptare për Alesio Cakonin dhe nënën e tij, i cili nga tërmeti i nëntorit 2019 humbi babin dhe motrën, por që ditët e fundit u soll në vëmendje nga opozita si rasti i një familjeje të harruar nga qeveria. Referuar fakteve të publikuara, rezulton se fillimisht, familja ka marrë në dhjetor 2019 si mbështetje të menjëhershme financiare, shumën prej 10 milion lekësh të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Po në dhjetor, qeveria shqiptare miraton një listë me emrat e familjarëve të viktimave që do t’u dhuroheshin apartamente të reja banimi. Mes tyre edhe Manjola Cakoni, e cila do të hynte në këtë muaj në banesë, bashkë me Alesion.

Apartamenti i blerë tek ndërtuesit nga bashkia Kamëz i dhurohet më pas me një kontratë dhurimi, Manjola Cakonit. Rama publikoi edhe kontratën e dhurimit, firmosur para noterit nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe përfituesja, Manjola Cakoni. Ndërkohë qeveria mori përsipër mbulimin e shpenzimeve funerale për ceremonitë mortore të të afërmve të tyre.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, shpjegoi se Alesio përfiton tanimë çdo muaj një bursë shkollimi në shumën 15.000 lekë të reja, së bashku me një pension familjar. Sorensen theksoi se strukturat e shërbimit social shtetëror kanë trokitur disa herë në derën e Manjola Cakonit, për të mundësuar punësimin e saj.

“Por është e kuptueshme që në situata të tilla njeriu ka nevojë për kohë dhe ne do të jemi gjithnjë të gatshëm për të mundësuar punësimin e Manjolës në çdo moment”, tha Sorensen.

Gjithashtu, në videon e publikuar nga Rama ka folur edhe psikologu që për disa muaj ka trajtuar me Alesion dhe nënën në banesë, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë. Për rastin konkret reagoi edhe vetë kryeministri, i cili shprehu keqardhjen për mënyrën se njerëz të politikës dhe medias, kanë abuzuar publikisht me të ëmën e Alesios.  Sipas Ramës, ky keqërdorim publik i dhimbjes njerëzore, nuk do të kishte ndodhur nëse më parë do ishin hulumtuar faktet dhe dokumentat që provojnë ndihmën e qeverisë.

“Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve", tha Rama.

"Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve", theksoi Kryeministri, duke iu referuar kështu një deklarate të Presidentit Ilir Meta, i cili shkruante në facebook se nevojitet solidaritet me familjen Cakoni, që sipas tij, ishte e papërkrahur nga qeveria.

Nga kantieri i rindërtimit në Thumanë, ku po vijon puna me ritme të shpejta, foli edhe deputetja e zonës, Eglantina Gjermeni, e cila sqaroi se ndërkohë që puna vijon, asnjë nga banorët nuk është lënë në mëshirë të fatit.

"Janë pothuajse 600 familje që po marrin bonuesin e qerasë të cilat janë sistemuar në banesa dhe gati 500 familje që kanë përfituar grante për rikonstruksionin  e shtëpive të tyre, një pjesë e të cilave tanimë e kanë përfunduar rikonstruksionin”, tha Gjermeni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Faktet përgënjeshtruan PD-në, Gruda Duma vijon akuzat: Po intimidohet Manjola Cakoni, prokuroria të hetoj

Edhe pse qeveria publikoi fakte se si është ndihmuar në mënyrë financiare familja Cakoni, që nga tërmeti tragjik të 26 nëntorit humbi kryefamiljarin dhe një nga fëmijët, ish deputetja e PD-së Grida Duma vijon akzuat dhe duket ende e pabindur nga këto fakte duke i cilësuar si indimidime të Manjola Cakonit dhe propagandë të qeverisë.

Duma, me anë të një postimi në 'Facebook' shprehet se realitetin e hidhur nuk mundet aspak që ta zhbëjë propagandën e qeverisë dhe se prokuroria duhet të hetojë për këtë rast.

"E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është fakti  i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës. Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj", shkruan Duma.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SURUGATO: 14/09/2020 10:48

    SA DO QË SURUGATOS GRIDA DUMA I JAPIN FAKTE TË PA KUNDËRSHTUSE AJO VAZHDON E FLET. KJO FEMËR PA PIKËN E TURPIT MENDON SE SHQIPTARËT JAN IDJOT E NUK E KUPTOJN KUSH ËSHTË REALITETI. E PA BESUSHME E E PA IMAGJINUSHME SE SA TĒ PAVTURP E SA TË ULËT JAN GRIDA SUMA ME SHOKËT E SAJ TË PARTIS DEMOKRATIKE [ E ASHIQUAJTUR ]

    Përgjigju
  • Iris: 14/09/2020 03:58

    Pasi pashe videon e lexova artikullin me siper dola ne dy konkluzione:1-Manjola nuk ishte origjinale,mu duk sikur po lexonte nga ato fletet e referimit qe perdorin gazetaret e TV,ose aktoret per te mos harruar tekstin.2-Perse Manjola nuk ka filluar pune Akoma,edhe pse sherbimet sociale ia kane afruar punen?Po afron viti dhe Akoma nuk punon?Sa do qe humbja ishte e madhe ,nuk duhet te mesohet me idene e te paturit gjithecka gratis nga shteti per tere jeten.Duhet te mendoje tani per djalin dhe veten.Mos u mesoni o njerez keshtu.Shteti nuk eshte kale qe ti qendroni gjithemone ne kurriz,dhe asistenca qe nxirret nga parate e taksave tu jepet njerezve vertet te keputur e vertet te pamundur,jo qylaxhijve!

    Përgjigju
  • Taulanti: 14/09/2020 03:09

    PS duhet te organizoje cunat Me ja mbyll gojen kesaj baxheles para votimeve

    Përgjigju
    • sadushja: 14/09/2020 09:01

      ata cuna qe thua ti i ka pd lesh e lija ke kabuar andres ps nuk punon per te mbullur gojet por punon qe gojet te mbyllen vet duke par punet ...keshtu dashnori i sali kriminelit me com.

  • Hinglateri: 13/09/2020 23:10

    O baxhelle! Shko futu nje te rrafshume me Salianjit ate bej ti

    Përgjigju
  • Gent: 13/09/2020 18:23

    Shikoni daten e kontrates mbas denonzimit te pd

    Përgjigju
  • tirane: 13/09/2020 16:49

    Shqiperia vendi i shqiponjave apo vendi i hienave. Une mendoj se eshte vendi i hienave qe po e shkyejne ate vend qe ishte i bukur por po behet i pabanushem. Duhet ta zevendesojme ne flamur shqiponjen me hiene me dy koka

    Përgjigju
  • TAULANT SUMA: 13/09/2020 14:48

    O taulant je " QORR " apo bën si qor a nuk e pe shpin ku jeton ajo zonj palaço buk shkal që i kan ble shpin me fakte të pa kundërshtushme ajo faktikisht jeton në shpin e bler nga qeveria a e pe firmën e uonjës buk shkal njeri pa din e iman. E ndihmojn me shpirt i japin çdo gjë e ajo luan rolin e një njeriu që e kan lën nërrug. Aq njeri i keq që shkel bukën me këmb. E i qahet grida sumës. Kjo grida suma shkatroi familjen e saj për çunin e shegës në haurin e lopës e kjo grida suma do regulloi jetën e ksaj buk shkales. O pik e zez çfar njerzish ka në ktë Bot ju jep buk e të kafshojn dorën.

    Përgjigju
  • Populli: 13/09/2020 14:44

    Fajin e ke ti qe i godet me pambuk..

    Përgjigju
  • Taulanti: 13/09/2020 14:01

    Shume e pa kuptueshme viktima Z Manjola Cakoni del para MEDJAS thote dicka tjeter perfaqsuesi i administrates Rama thote dicka tjeter por Me e besueshme eshte viktima

    Përgjigju
    • Eri: 13/09/2020 16:49

      O Taulant qe ajo video qe paraqitet zonja eshte rregjistruar ne dimer sepse jane te veshur me rroba dimri dhe u prezantua nga mediat ne 3 shtator.Asnje fjale nuk the.Dhe mendiat qe i morren interviste paraqiten te thenat e zonjes pa asnje verifikim prap duhet ta besojme.

  • Vivifoli: 13/09/2020 13:18

    Rrnofte Flamur Flamur SNoki kryeminidzet qe zgjidh cdo hsll

    Përgjigju
    • Ernela: 13/09/2020 14:55

      Manjola Cakoni eshte vrare nga humbjet e njerzeve me te dashur te saji,nuk fajsohet Manjola,por njerzit e saji,SE Manjola nuk din SE CA te flas ashte e tronditur,intervista e saji qe e neveritshme SE e din mire I gjith populli SE sa shume e perkrahu qeveria ate dhe gjithe te tjeret,termetin nuk e Bari Edi Rama por natyra e keshe nuk I iket,kemi qare te gjithe per gjithe ato humbje jetesh njerzish te pafaishem we ngelen ne germadha,turp per njerzit mosmirnjohessi Manjola qe shteti eshte perkujdesur pergej mundesive ,Alesion e nxori ne itali dhe e sheroi,I vajti ne shpi,e perkrahu me ndihma e gjithcka,qeveria Ka qene ne kete te detyres dite dhe Nate per perballimin e fatkeqsise natyrore,turp per partite dhe mediat qe arrijne gjer ketu dhe poshtrojne veten,zgjoju Manjola dhe trego kush te mesoi qe te beje deklerata te tilla,do te deshiroja thelle ne shpirteqe Manjola dhe Alesia te ken shendet te plote dhe jet te gjate,dhegjej for a dhe perballoje dhimbje.

  • daku: 13/09/2020 13:07

    bravo per reportazhin ....keshtu e do pergjigjen krye hiena sali krimineli bashk me hienen kembebige griden dhe gjith hienat e tjera te mbledhur ne shpellen opozit gati per sulmin e radhes per mish njeriu...imagjinoni si do ishte po te qeverisnin ata...gabuam dy her..u dogjem dy her...e treta..jo kur me...flm o zot qe ka nje edi rama dhe ps ...fati yne..para ketyre nata me diten...

    Përgjigju
    • okot: 14/09/2020 09:08

      je fare kot nqs do te tallesh by...me ka...tim....nga daku

    • Kot: 13/09/2020 21:32

      Daku ashtu eshte vlla zoti dergoj Abrahamin, pas tij Jezusin ,dhe Muhamedin . Tani na dergoj profetin e fundit Edi Ramen ,ku do mbytemi ne qyqaret kur te vdesi Edi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje