Denoncimi i Federatës Shqiptare Rafting: Guida të papërgjegjshme rrezikojnë jetën e turistëve, i fusin në lumin Vjosë pa masat e sigurisë (VIDEO)

Një denoncim është bërë në Facebook nga Federata Shqiptare Rafting për turistë që futen në lumin Vjosë nga disa guida pa masat e sigurisë. Në një video tregohet se si grupi i turistëve qëndron në lumë duke rrezikuar jetën.

Sipas Federatës, gjatë këtij muaji, lumi Vjosa kërkon guida të certifikuara dhe veshje profesionale sipas satandateve të BE për shkak të nivelit të vështirësisë që sjell rryma.  

“Njerëz të papërgjegjshëm, pseudo Guida fusin turistë në Vjosë pa masat e sigurisë dhe pa trajnimet e duhura nga Federata Shqiptare e Rafting. Lumi Vjosa në muajin maj është niveli i 4 i veshtirësisë dhe kërkon guida të certifikuara dhe trainuara për nivelin i 4 të veshtirësisë,veshjet profesionale sipas standarteve te BE”, thuhet në reagim.

Videoja thonë se është kryer ditën e sotme kur disa persona futën një grup me studentë pa veshjet e duhura. Presidenti i Federatës Zamo Spathara, i cili ndodhej aty reagoi dhe u bëri thirrje të mos vazhdonin dhe të ndërprisnin organizimin sepse do të rrezikonin e jetën e turistëve, por ata vazhduan kundra të gjitha rregullave, standarteve dhe ligjeve, thuhet në reagimin e Federatës.

“Nuk është hera e parë që Federata Shqiptare e Rafting reagon dhe tërheq vëmendjen për rrezikun që sjellin për jetën e turistëve guida të papërgjegjshme,te pa trainuar dhe certifikuar nga Federata perkatese!I bëjmë thirje autoriteteve dhe institucioneve të marin masa urgjente për ndalimin urgjent të këtyre grupeve të rrezikshme”, shkruan Federata.

Në përfundim i bën thirrje të gjthë turistëve vendas dhe të huaj si edhe agjensive dhe tour operatorëve të drejtohen te Federata Shqiptare e Rafting për tu shoqëruar gjatë aktiviteteve të Rafting nga guida të trajnuara pranë saj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kritiku: 20/05/2023 22:35

    E ke bo federaten dhe lumenjte prone private Zamo te duken te gjithe konkurente dhe te bejne syte xixa per leke. Ato djem apo guida qe po I akuzon deri dje kane punuar per ty dhe ishin profesional ndersa sot qe po punojne per vete duhet te certifikohen tek ty qe po nuk punove per ty ska çertifikim. Ik o Zamo futi I byrek

    Përgjigju
  • Dalina: 20/05/2023 18:18

    Po eshte shume e vertete.Nuk kane me vete as xhupa apo kokore mbrojtese e as kutine e ndihmes se shpejte.Lere pastaj te flasesh per ne Vlore e sarande mbushin anijet me turist pa asnje xhup shpetimi ne anije e as komardaret e emergjences.Sikur deti te bej vaki te prisheshet me minuta shumica perfundojne te mbytur .Kjo eshte papergjejshmeri totale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Jam dakort me çdo fjalë që ka thënë! SPAK vegël e Ramës! Po unë s’ju dhimbsem?

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Jam dakort me çdo fjalë që ka thënë! SPAK vegël e Ramës! Po unë s’ju dhimbsem?