Denoncimi i gazetës “Flamuri”, në Romë, në vitet ’50-të: Rreshter Hito Hitoja, ka groposur në një kanal të Korçës ish-nënkolonelin Tefik Hoxha

Denoncimi i gazetës “Flamuri”, në Romë, në vitet ’50-të: Rreshter Hito Hitoja, ka groposur në një kanal të Korçës ish-nënkolonelin Tefik Hoxha

Gazeta “Flamuri” në vitet ’50-të, denonconte: “U hap qielli ikën retë, nuk vdes liria”, “Rroftë Krishti Mbretë”!

1. Diku kam lexuar një shkrim interesant me këtë titull: “Fushat e grurit, kodrat e gjakut”, që mesa më kujtohet bëhet fjalë për ata njerëz që ikën në kohë paqe, pra ata që ikën pa e ditur përse dhe nga dora e shqiptarit. Pra ndërsa gruri valëzonte nëpër fusha, kodrat e dhunës po lartësoheshin.

Ajo, që lexohet terror, nuk bënë fjalë për pushkë të hedhura nëpër qytet. Pas çlirimi, lexoi rrëzime njerëzish nëpër rrugë ku, nga ftohtësia e plumbave, godiste nën mishin njerëzor të kundërshtarëve politik, që kishin dalë nga lufta. Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës, bërja e saj ishte çmenduria, që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë.

Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur, iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi, por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë, nuk vdes liria: “Rroftë Krishti mbretë”, pra rroftë “Shqipëria”. Ja dëshmia që ka nxjerr gazeta e “Ballit Kombëtar”, që botohej nga emigracioni politik shqiptar në Itali, në vitet ’50-të.

2. Vrasjet e kundërshtarëve politikë nga regjimi komunist, të botuara në gazetën “Flamuri”, e cila dilte në Romë në vitet ’50-të.

“…Ushtarë ose komandantë të ‘Ballit Kombëtar’ u zunë ose me pabesi ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend kjo gazeta janë: u rropën, u nxorën sytë, u thyen eshtrat, u hoqi organet seksuale. Si fakt përmendet se në spitalin e Vlorës, u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve, njerëz me veshë të prere, me gjuhë të prerë, me hundë të prerë, me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket? Në fund të fundit përse kjo sakrificë me njerëz kapicë të masakruar, ëndrrën për pushtetin e kishin zgjidhur ndërkaq?!

Në Korçë u zbuluan të masakruar trupat e vëllezërve Bulgareci. Në Lushnjë, kryetari i Shtatmadhorisë, Mehmet Shehu pushkatoi 63 ushtarë rob të “Ballit Kombëtar”, të cilët disa i vrau, disa i varrosi për së gjalli. Vritet njeriu si pulë, ndërsa drithërohemi kur bie një gjethe pemësh?!

Në janar 1944, u zbulua në Shipskë afër Korçës, një gropë e madhe me 184 shqiptarë të masakruar. Disa prej tyre të identifikuar, si: Bame Gjonomadhi u gjet i rrjepur gjer në gjysmë. Cila ushtri chingizkane kishte udhëtuar në këto anë? Cila hordhi kishte përdorur mënyrën me mizore për të mbytur njerëzit dhe më tepër kundërshtarët politik duke i kaluar në plumb?!

Por ajo që rrëfehet si terror i madh është, hyrja në Tiranë e Ushtrisë Çlirimtare. Në nëntor 1944, në rrëmujën e parë u futën nëpër shtëpia dhe u rrëmbyen rreth 400 vetë që përfunduan në plumb, duke ja vunë fajin gjermanit që ishte në ikje e nxitim. Në Shkodër u vranë 50 vetë.

3. Vijon artikulli i gazetës: Parulla që ka përfshirë këto ekzekutime, ka qenë: ”Vdekje fashistëve, litar ballistëve, plumb reaksionarëve, tradhtarëve dhe armiqve të popullit”. Cila fushë pamja e vendit në vitet e para të çlirimit?.

Vendi ishte i mbushur me kampe dhe fusha përqendrimi. Burgjet që ndërtoi fashizmi nuk u mjaftuan. Shumë shtëpi private u kthyen në burgje. Burgjet e kësaj kohe paraqisnin një pamje lemeritëse. Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie, ngulje gozhdësh, copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja. Si vdiq në Shkodër, Simon Dragjati. Në fushë Krujë, Baba i Teqesë, Myrteza Kruja, në Tiranë, Kol Kuqali të cilët, mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut. Kur burgjet shqiptare u inspektuan nga të dërguarit e posaçëm sovjetikë, gjendja fillon e rëndohet më tepër. Me rastin e arrestimeve të vitit 1946, flitet se vetëm në Tiranë, u morën 270 vetë nga burgjet, u torturuan dhe u pushkatuan.

4. Kampet e përqendrimit, gazeta citon këto të dhëna: 20 mijë vetë gjendeshin në burgje dhe fusha përqendrimi. Fushat më të mëdha të përqendrimit. Krujë, Burrel, Kavajë, Maliqi.

Kampi i Burrelit me 3.600 vetë;

Kampi Bedenit tek shkëmbi i Kavajës, me 17.800 të internuar.
Kampi i Vloçishtit të Korçës, me sinonimin “Kampi i vdekjes”, me 1.200 të burgosur.
Kampi i Maliqit, me 2.300 të internuar
Kampi i Tepelenës, me 1.050 të internuar.
Kampi i Pojanit me 800 vetë.
5. …Ishte ky krijim i letrave te botës, kur regjimtarët…! Një krijim shprehet se, kur çlirimtarët fituan menduan se çfarë dhuratat duhej t’i bënin popullit të vetë. Dhe menduan të ndërtojnë një burg. Kur shkuan ta inaugurojnë, panë se burgu ishte boshë, mirëpo atëherë u kujtuan e thanë: “Ku është parë burg, pa të burgosur brenda”?! Nuk ke çfarë t’i heqësh kësaj fabule, që në botë u krijua si letërsi dhe u kushtohej diktatorëve apo mbretërve fitimtarë, mirëpo në Shqipëri, e pa vetën brenda një realiteti. Ose bota i krijonte, regjimtarët i ndërtonin sipas këtij projekti.

6. …Policia: 15 mijë policë mbaheshin gati dhe përdoreshin për të kryer goditjet. Pusia dhe tradhtia kishte filluar që gjatë luftës me ekzekutimet e: Azis Sharrës, Azis Çamit, Besnik Çano, Qertamundin Sulo, Dhimitër Fallo, ky djalë i një katundari nga Korça, kur shkoi në Bashkimin Sovjetik dhe pa se çdo të thotë një vend ku liria ishte zhdukur, tregoi rrezikun që do të sillte komunizmi. ‘BBC’ stacioni prestigjioz anglez, ka bërë mjaftë komente duke i cilësuar të gjithë këto veprime, lufta civile ne Shqipëri.

Vetëm duke lexuar kronikat e saj mund të kuptosh se çfarë kohe e atyre viteve, kishte nxjerrë në shtrojën e një lufte, kundër të mundurve nga lufta. Kështu vdes në Burrel nga torturat, Novruz Mahil Hitaj nga Smokthina e Vlorës. Nga torturat çnjerëzore, ndërroi jetë djali 17 vjeçar, Ejup Lepenica. Në burgun më famëkeq të Burrelit thotë një kronikë, ndërruan jetë nga torturat, Muço Sherif Gjoni, Sulo Shehu. Vritet Haxhi Ibrahim Tresteniku.

Mbas viteve mërgimi në Australi, kthehet nga dëshira për mëmëdheun. Nga plumbat mizore të komunistëve, vriten në Tiranë, vëllezërit Myftar e Gafur Jegeni, u arrestuan dhe u vranë pas plasjes së bombës në legatën ruse në Tiranë. Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “Na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës, ka vdekë i mbytur nga torturat çnjerëzore, Jakup Dervishi”.

Nga torturat e tmerrshme, vdiq në burgun e Shkodrës, Sadik Gruda. Një njoftim tjetër, sjell këtë rast: “Përmendim vetëm se rreshter Hito Hitoja, ka varrosur në një kanal të Korçës, këta të internuam: ish-nënkolonel Tefik Hoxha, Baba Qazmi, kryetar i sektit bektashi, At Josif Papamihali, kryetar i Kishës Katolike të Korçës.

…Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani, Imzot Thaçi u ndry ne selinë e vetë, porsi në një kala, tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë. E pa priftin e tij të vramë e të burgosën, kishat të mbyllura kuvendet e profanume, djelmin e nëpërkëmbur, por ai s’u shtrua deri kur ra si bien heronjtë.

Mbas tij ra Emzot Volaj, Ikpeshkvi i ri e i fortë, i cili aq shumë i shërbeu rezistencës kombëtare. Dhe nuk kaloi shumë kohë thotë Dom Shestani, që Imzot Gjini, Abati i Mirditës, u martirizuar prej zhullivje të kuq e, mbylli varg e të persekutuarve imzot Viçenc Prenushi, shqiptari, poeti, mbrojtësi i vlerave shpirtërore, që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore “Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash, ashtu si mjeshtëri i madh në malin e kalvarit…!

7. Në përfundim të shkrimit të gazetës: “Flamuri”. Shifra: Përqindja e vdekje tek të burgosurit është 20 % në vit. Ndërsa sëmundjet, kalojnë 30 % çdo ditë. Nga torturat kanë vrarë veten, edhe Sh. Sharra, A. Ruci, K. Misrasi.

Ka filluar në Tiranë një gjyq kundër rezistencës komuniste, të akuzuarit janë: “Iliaz Toptani, Selim Daci, Muhamed Hoxha, Kasem Sheu, Seid Bylkybashi, Shahin Qosja, Zenel Canaj, Pjetër Gjin Kola, Nikoll Gjin Kola, Ndue Rrapi, Hysen Voka, Osman Daka, Tefo Petro, Vangjel Dhima, akuza i paraqet si agjentë të grekëve, jugosllave, anglo-amerikanëve, Vatikanit etj. Lajmërim i fundit që vihet re, është më 23 tetor 1951, u dënuan me vdekje Seid Bylkbashi, Vangjel Dhima, të tjerët me burgim të rënda e, shumë vite burgime.

Një kronikë tjetër e përmotshme, shkruan se u dënua me vdekje, Sinan Ali Hamiti, i cilësuar reaksionar dhe armik i pushtetit. Në çastet kur po i merrej jeta thirri: ”Rroftë Shqipëria, rroftë Balli Kombëtar”. Në fashikullin nekrologji, thuhet se, vdiq në fushën e përqendrimit në Kamzë, Riza Çoçka komandant, i Ballit Kombëtar për Korçën dhe Pogradecin. Xhafo Qeni nga Progonati, vdiq në burg, nga torturat. Në burgun e Durrësit, nga torturat dha jete edhe Hajdar Shehu, etj.

Mbi shpatullat e kundërshtarëve, qysh se pushteti u mbajt nga njerëzit e grykës së pushkës, rrodhi gjaku shqiptarëve. Çdo ditë që gdhihej quhej garbi dhe mot tramundanë, të gjithë të asaj kohe e njohin atë guaskë që brenda filloi ti kalojë në plumb kundërshtarët politikë. Koha nxori në ranishte sa i rremë ishte ai regjim, ku u dogjën, u vranë, u pushtuan shqiptarë. A dukej vendi sikur sapo kishte lënë pas hordhitë apo kryqëzatat e hekurta që shkrumbëzonin gjithë ç’gjenin përpara syve?! /Memorie.al/

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit, shërbim për rreth 50 mijë pacientë

VIDEO/ Ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit, shërbim për rreth 50 mijë pacientë