Denoncimi i PD, Baçi: Bashkia Fier, 50 milionë lekë vetëm me një tender ushqimesh për njerëzit në nevojë

Denoncimi i PD, Baçi: Bashkia Fier, 50 milionë lekë vetëm me një tender ushqimesh për njerëzit në nevojë

Luan Baçi

Kryetari i Partisë Demokratike në  Fier Luan Baçi ka denoncuar, sipas tij vjedhjen, të 50 milionë lekëve vetëm në një tender ushqimesh për njerëzit në nevojë.

Me anë të një postimi në Facebook, Baçi thotë se gjatë kohës së pandemisë, Bashkia e Fierit për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë akordoi para nga fondi i emergjencave dhe beri blerje të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore. Sipas Baçit ky tender është bërë me negocim pa njoftim.

Denoncimi i Luan Baçit

Denoncim i radhës, për abuzimet dhe vjedhjet, që bashkia Fier, ka bërë dhe vazhdon të bëjë, duke dëmtuar, gjithnjë e më shumë, ekonominë dhe jetën e qytetareve.

Gjate periudhës se karantinës dhe shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore shkaktuar nga Covid-19, Bashkia Fier, " per tu ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje" akordoi para nga fondi i emergjencave dhe beri ,blerje te produkteve ushqimore dhe jo ushqimore.

ME NEGOCIM PA NJOFTIM, eshte lloji i procedures qe ka perdorur.

Operatori konkurues KLARIDA SEMANJAKU

( firme e njohur shume afer Subashit, per shume pune te tjera)

Oferta fituese lek pa tvsh eshte: 15.020.000.00.

Nga nje analize e qarte e thjeshte dhe shume e kuptueshme, duke marre çmimet e ketyre produkteve, ze per ze ne dy subjekte tregtare ,qe kane çmime mesatare te tregut dhe aq me teper çmime pakice, ne" Big Market" dhe "ETC" duket qarte se ato sasi produktesh qe bashkia Fier ka blere me 15,020,000( 150 miljon lek te vjetra) te "Big Market" do ti kishte blere me 10,836,800 ose ( 100 miljon e 800 mije lek te vjetra) dhe te ETC do ti kishte blere me 10, 644, 800, ( ose 100 milion e 800 mije lek te vjetra)

Qytetaret e Fierit pyesin:

Ku i ka çuar Bashkia Fier 5,000,000 lek te reja ( 50 milion lek te vjetra) ?

50 milion lek jane ne rastin me te mire, ne qofte se keto produkte do te ishin blere ne supermarket ku çmimet jane te pakices.

Po ne rastin qe jane blere me shumice dhe jo te cilesise te supermarketeve?

Diferenca eshte akoma me e madhe.

Po i veme ne dispozicion Bashkise Fier dhe kryetarit te emeruar te saj, tabelen e çmimeve te produkteve ne dy supermarketet, sasine e produkteve ,çmimet dhe shumen e parave qe duhen, per keto sasi.

Si dhe blerjet qe ata kane bere, dhe parate qe kane harxhuar, per te njejtat sasi produktesh.

Diferenca eshte e dukshme e qarte dhe shume e kuptueshme edhe per ata qe ,mund ta quajne politike, kete denoncim

Faktet flasin vete prokuroria duhet te nise menjehere hetimet dhe te veje para pergjegjesise ligjore abuzuesit.

Qytetaret e Fierit po pyesin Z Subashi.

Sa lek te tjera jane harxhuar per ndihmat e akorduara gjate emergjences natyrore Covid-19?

Sa eshte numri i familjeve, qe kane perfituar?

Pse nuk i publikoni emrat e familjeve qe kane perfituar?

Ndoshta pergjigjet e ketyre pyetieve mund ti marre vetem prokuroria, pasi qytetareve ,ju eshte mohuar kjo e drejte dhe shume te tjera.

Uzurpatoret, nuk japin llogari, ata vetem vjedhin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane