Denoncimi i PD: Bledi Çuçi projekt për ta shndërruar tarracën e ministrisë në ambiente luksoze e relaksi! Ja fotot

Denoncimi i PD: Bledi Çuçi projekt për ta shndërruar tarracën e ministrisë në ambiente luksoze e relaksi! Ja fotot

Fotot e publikuara nga PD

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj ministri të Bujqësisë, Bledi Çuçi se ka bërë një projekt për të rregulluar tarracën e ministrisë së tij me ambiente luksoze. Teksa ka publikuar disa foto, sipas të cilëve është projekti i hartuar, Spahia shkruan se ky është një tregues se si kjo qeveri në një kohë kur vendi është goditur ekonomikisht për shkak të COVID-19, e ka mendjen te shpenzimet e luksit.

"Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese", shkruan Spahia.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/08/2020 10:30

    O ju te PD-se ku e pate luksin ju nje strehe me 4 kolona druri???Jeni mesuar me fshatarllekun tuja dhe cdo gje e bukur ju duket luksoze.Shfrytezimi i tarracave ka vite qe aplikohet ne Bote.

    Përgjigju
  • Leli: 08/08/2020 09:05

    Skeni pare Oshee

    Përgjigju
  • A. N.: 08/08/2020 00:39

    Cfare lesh relaksi do kete ku vetem kantiere pallatesh, beton e smog te ze syri nga cdo kendveshtrim i kryeministrise.

    Përgjigju
    • Veliaj: 08/08/2020 10:14

      Pse dëshironi liqene,male,pyje, në kryeqytet.?.

  • Iris: 08/08/2020 00:09

    Ide shume e mire,edhe ministrite e tjera duhet ti bejne catite keshtu.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 07/08/2020 23:53

    Sh bukur,ç'të keqe ka këtu?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen