Denoncimi i PD: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID-19! Pse Prokuroria nuk vepron?

Denoncimi i PD: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të COVID-19! Pse Prokuroria nuk vepron?

Foto e publikuar nga Albana Vokshi

Partia Demokratike ka denoncuar se zyra vendore e arsimit në Tiranë është vatër e mundshme e përhapjes së koronavirusit. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në Facebook ka publikuar disa foto, që tregojnë se prindërit qëndrojnë në radhë për të regjistruar fëmijet në shkollë. Vokshi thotë se ky është një dështim i ministres Besa Shahini, e cila nuk ka marrë masa për të mundësuar regjistrimin e fëmijëve.

" Zyrat Vendore të Arsimit - vatra të mundshme përhapje të COVID19!! Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë. Prindër të detyruar të presin me orë në radhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.

Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdo kënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19. Pse Prokuroria nuk vepron??", shkruan Albana Vokshi.

Postimi i Albana Vokshit ne Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 07/07/2020 12:00

    Kur njerezit mblidhen per hallet e tyre e ka fain qeveria kur i mbledh pd ska virus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit