Denoncimi nga Report Tv ‘zgjon’ Ministrinë e Drejtësisë, i kërkon kryepërmbaruesit Alban Ruli dosjen e bllokimit të gjobës ndaj tregut Agro-ushqimor

Pas denoncimit nga Report Tv, Ministria e Drejtësisë ka reaguar më në fund për skandalin e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Alban Ruli, i cili u përpoq të sabotonte me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave ekzekutimin e një gjobe 380 mijë USD ndaj Tregut Agro-ushqimor për çmimet monopol dhe abuzimet e kryera ndaj tregtarëve te fruta-perimeve. Pas tre muaj heshtje, Ministria e Drejtësisë, në datë 18 maj 2020, bazuar në ankesën e Autoritetit të Konkurrencës, i ka kërkuar Alban Rulit të paraqesë pranë saj dosjen me të gjitha procedurat e ndjekura për tij, të cila kanë çuar në bllokimin e qëllimshëm dhe abuziv të gjobës ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’,

Ministria e Drejtësisë i ka lënë 7 ditë afat Rulit për të dorëzuar dosjen përmbarimore, në të kundërt e paralajmëron për masa disiplinore. Konkretisht, nëse Ruli nuk i dërgon ministrisë dosjen e plotë për mosekzekutimin e gjobës ndaj Tregut Agro-ushqimor, ky veprim do të konsiderohet si refuzim për të mos lejuar ministrinë për zbatimin e ligjit.

“Për sa më sipër, lutemi nga ana juaj dërgimin e një informacioni të detajuar brenda 7 ditëve nga marrja e kësaj shkrese, lidhur me këtë rast sa i takon procedurës së ndjekur shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatëse të dosjes përmbarimore. Ju rikujtojmë se, sipas nenit 84 shkronja (ë), të ligjit nr. 26/19 për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, mosdërgimi i informacionit të plotë do të konsiderohet refuzim për të mos lejuar strukturat përgjegjëse shtetërore për të ushtruar kontroll ndaj veprimtarisë procedurale të përmbaruesit, çka përbën shkelje disiplinore”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Drejtësisë.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit që do t’i referojë kryepërmbaruesi Ruli, ministria do të vendosë të fillojë procedimin disiplinor ndaj Alban Rulit ose të arkivojë ankesën. Megjithatë, nisja e procedurave nga ministria kanë ardhur me shumë vonesë, në raport me parashikimet ligjore. Ankesa Ministrisë së Drejtësisë nga Autoriteti i Konkurrencës i është dërguar në datën 3 shkurt 2020. Pika 4 e nenit 62 e ligjit Nr. 26/2019 për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat parashikon që “ministri i konfirmon ankuesit marrjen e ankesës brenda 30 ditëve”. Ky afat ka skaduar në datën 3 mars 2020. Ministria e Drejtësisë ‘u zgjuar’ në 18 maj 2020 pasi Report Tv denoncoi skandalin e kryepërmbaruesit Alban Ruli dhe shkeljen e ligjit nga ana e ministrisë.

Ndërkaq, pika 1 e nenit 61 e ligjit për përmbarimin parashikon që ‘ministria vendos të fillojë hetimin për shkeljen e pretenduar ose të arkivojë një ankesë, brenda tre muajve nga marrja e ankesës’. Edhe ky afat ka përfunduar që në fillim të muajt maj 2020. Aktualisht ministri është në fazën e mbledhjes së informacionit, ku ende nuk ka vendosur nëse do të nisë apo jo hetimin e shkeljeve të Alban Rulit. 

Shkresa e Ministrise se Drejtesise, ku i kerkon Alban Rulit dorezimin e dosjes permbarimore

Historia?
Në qershor 2019 Autoriteti i Konkurrencës pas një beteje të gjatë me gjykatës dhe presione nga më të ndryshme ka fituar betejën në Gjykatën e Apelit me kompaninë ‘EKMA Albania’, duke konfirmuar një gjobë prej 43.168.617 lekë ose rreth 380 mijë USD, për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës dhe sjelljeve abuzuese ndaj tregtarëve, të cilëve u kishte dhënë me qira ambientet në tregun agro-ushqimor në Kashar. Ekzekutimin i gjobës u besua nga Autoriteti i Konkurrencës përmbaruesit Alban Ruli, pronar i agjencisë përmbarimore ''ARB'' dhe kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, pra teorikisht figura më prestigjioze në fushën e përmbarimit.

Pas disa muaj zvarritje, përballë insistimeve të Autoritetit të Konkurrencës, Alban Ruli shpjegon që ekzekutimi i gjobës ishte i pamundur, ndonëse EKMA kishte asete dhe vetëm gjatë 2019 ka shpërndarë një superdivident prej 312 milionë lekë të reja. Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi të kthente dosjen me qëllim që t’ia dorëzonte një përmbaruesi tjetër. Por çuditërisht, në vend që të kthente dosjen, në 22 tetor 2019, Alban Ruli ka vendosur “Pushimin e Urdhrit të Ekzekutimit” me pretendimin që e ka kërkuar Autoriteti i Konkurrencës. Por, Autoriteti nuk e kishte kërkuar një pushim të tillë, sepse ndryshe nuk e kishte ankimuar menjëherë në gjykatë. Gjykata e Tiranës ka vendosur rrëzimin e vendimit të përmbaruesit si të paligjshëm, por këtu vjen surpriza e dytë: përmbaruesi Alban Ruli, ka vendosur ta kundërshtojë në Apel vendimin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tregtari: 23/05/2020 11:41

    duhet me pa tjeter ti hiqet licenza ketij maskarai por per mendimin tim dhe kompanjia EKMA duhet te paguaje gjoben dhe me interes se esht ajo qe ka korruptuar kete bobin per te mos paguargjoben. po filluat te veproni keshtu do fillojne te kene frike dhe te tjeret qe mos te korruptojne se do e paguajne me interes shkeljen e ligjit

    Përgjigju
  • alo alo: 22/05/2020 23:05

    Jo, në asnjë mënyrë Jo ! Ministria duhet të merret me drejtuesit që e lejuan këtë rast, nuk ka asnjë arsye pse ti kërkojnë dosjen një personi të jashtëm siç është ky Alban Ruli. Këtë Albanin duhet ta hedhin në gjyq e t'ja heqin liçencën, kaq!,merret Gjykata me këtë, problemi qëndron tek ata që e kanë lejuar dhe mësuar të veproi në këtë mënyrë.

    Përgjigju
  • Maskarenjte: 22/05/2020 20:45

    Ketij i do shtypur koka se per shkak te ketij qendrojne cmimet e larta ne treg. Cmontoni monopolin qe te marre fryme si fshatari qe detyrohet ta shese prodhimin me pese leke ashtu dhe qytetari qe perballet me cmime abuzive.

    Përgjigju
  • Leonard Kadrimi: 22/05/2020 19:02

    Vetem kaq paska bere ministria, paska tall bythen se dosjen ska nevoje ta kerkoje mjafton ta lexoje te gazeta juaj te gjithen. Nuk e tund bythen kollaj ajo Etilda i duket vetja zot permbi toke. Ajo eshte me kriminelja e Rilindjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €