Denoncohen në prokurori 5 raste për pastrim parash! Ka dyshime se një ish politikan i përfshirë në leje ndërtimi! Pagesë 75 mln lekë për një vendimin gjyqësor?

Në Prill të 2020, në muajt e karantinës nga COVID-19, një kompani që mbiu nga hiçi blinte teste nga një tjetër shoqëri për 30 euro dhe i shiste trefish me shtrenjtë, 90 euro. Pronari i kësaj firme kishte precedent të mëparshme në fushën e pastrimit të parave. Ky rast dhe 4 të tjera të pastrimit të parave, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka referuar për hetime të mëtejshme në Prokurori.

Në raportin vjetor gjen edhe rastin e një shtetasi të huaj që brenda një viti hapi 4 biznese në Shqipëri në fushën e import-eksport apo blerje pronash dhe nëpërmjet llogarive bankare këto kompani transferonin shuma të larta drejt vendeve të cilësuara me risk për pastrim parash. Vetëm në njërën prej tyre, brenda tre muajsh u përfituan  450 mijë dollar nga të cilat 330 mijë euro  cash  gjoja për blerje pajisje. 70 mijë dollar që u transferuan tek ky subjekt me pretendimin për ndërtim dhe për blerje me kartë.

Në 2 vite kjo kompani ka arritur të pastrojë 4 milionë dollarë. Po ky person përmes një biznesi tjetër përfitoi 110 mijë euro. Transferta bëheshin gjoja për të blerë maska apo doreza, por në fakt këto para shkonin në favor të kompanive të ndryshme në SHBA dhe Kinë.

Me tej në raport, është zbuluar rasti i një organizate kriminale që ka hedhur para në ndërtim dhe në blerje të pasurive të paluajtshme. Operacioni realizohej nga njeri anëtar i organizatës, i cili punëson me prokurë individin që realizonte shitjen e pasurive.  Blerësit ishin lidhje e kapos së  grupit, dhe menjëherë pas kishin blerë bënin rishitje. Shuma e katër prej pronave të shitura kalonte vlerën 3 milion euro

Interesant paraqitet rasti i një avokati që përfaqëson tre palë në gjykatë me objekt kundërshtimin e dëmshpërblimit të shpronësimeve të përcaktuar me VKM, dhe në përfundim të proceseve gjyqësore u evidentua se vlera e përcaktuar nga Gjykata shkonte në 13-fishin e asaj nga VKM.

Secila palë kishte çelur llogari pranë një banke të nivelit të dytë dhe menjëherë  transferuan rreth 75 milionë Lekë të vlerës totale të dëmshpërblimit në llogarinë e një shtetasit tjetër i cili pasi ka tërhequr një pjesë, ia kalon familjarit i cili i kishte përdorur për blerje pasurish të paluajtshme. Nga verifikimet shtetasi që përfaqësonte palët në gjykatë kishte njohje mes tij dhe palëve në këtë proces gjyqësor çka hedh dyshime edhe për përfituesin e vlerës prej 75 milionë lekë që u transferua menjëherë.  

Një tjetër rast i referuar në prokurori është edhe bashkëshorti i një ish politikaneje që kishte nënshkruar disa kontrata noteriale huaje, pa argumentuar përdorimin. Huadhënës ishin shtetas të përfshirë në dyshime për pastrim parash. Ky person ushtronte veprimtari në fushën e ndërmjetësimit, në një kompani, e cila më tej lidh një kontratë huaje nëpërmjet së cilës do t’i huazonte vlerën prej 40,000 EUR një shoqërie tjetër, e cila do të kryente një pagesë në favor të një institucioni publik për një leje të miratuar në favor të shoqërisë.

Më tej, ky person blen shumicën e kuotave të shoqërisë ku ishte ndërmjetësues në vlerë 1 milion euro, duke përforcuar dyshimet për krijimin e një skeme me qëllim humbjen e gjurmëve lidhur me përfituesit fundor të lejes.

(Kliko ketu per te lexuar Raportin Vjetor drejtoris se Parandalimit të Pastrimit të Parave )

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë