Denoncoi dhunën ndaj ish vjehrrës, 32-vjeçarja debat me ish kunatën: Më jepni vajzën

Duroi për vite me radhë dhunën e ish-vjehrrës dhe ish-kunatës, ku shpesh përpunonte me hematoma në kokë. Dhuna barbare u rrëfye në studion e “Pa Gjurmë” në Report TV, nga 32-vjeçarja Elona Shtylla, nënë e dy fëmijëve, e cila u divorcua nga bashkëshorti një vit më parë. Gjykata i njohur asaj kujdestarinë e dy fëmijëve, por vajzën ia ka mbajtur i shoqi dhe nuk ia jep. Gjatë një telefonate në studio, ish kunata, Mirkela mohoi që të ishte dhunua nga nëna e saj apo ajo vetë, ndërsa nuk i përgjigjej kur Elona pyeste për të bijën.

Debati në studion e 'Pa Gjumë'

Mirketa: Ajo Elonë nuk është dhunuar. Mami ka fotografitë që Elona ka ikur në plazhe. Ajo nuk ka ngënë dajak. Nëse e ajo do kishte ngrënë dajak do kishte shenja dhune. Ajo nuk ka pasur dhunë nga askush. Mua nuk më interesin jeta e saj. E ka marrë e ëma dhe e ka çuar ne polici, nuk e ka rrahur kush. Ajo i ka marrë fëmijët i ka çuar në degë. Vëllai im ka jetën e vet. Lekët e Elonës mbahen nga gjykata. Atij i mbahet çdo gjë në rrogë. Çdo gjë ka marr fund.

Elona: Ku është vajza tani?

Mirketa: Unë e kam respektuar  Elonën. I kam lënë Zotin.

Elona: Çfarë respekti, që ma ke plas kokën në dollap? Që kam fjetur në tapet me fëmijët se ta kam liruar krevatin ty?

Mirketa: Vajza e saj më ka thënë se ti e ke tradhtuar vëllain tim. Ke fjetur me tjetër.

Elona: Ma nxirr vajzën, ti flas, ju që e keni mësuar të flasë kështu. Asgjë nuk është e vërtetë. Si mund të vija unë këtu. Me një djalë të sëmurë që vuan nga epilepsia. Që humb ndjenjat?

32-vjeçarja me lot në sy rrëfen se jo vetëm ajo por dhe dy fëmijët, një vajzë 9 vjecare dhe djali 8-vjeçar, janë bërë pjesë e dhunës dhe për këtë ka vendosur të divorcohej.  

Ish-bashkëshortin e mora me shkuesi. Ai është nga Elbasani, unë nga Belshi. Erdhi në jetë në fillim vajza. Problemet së pari i kisha me vjehrrën. Punoja tek një kompani lulet, pasi nuk kishim të ardhura. Vjehrra më kërkonte mua më shumë të ardhura. Puno për vajzën  më thoshte. Më pas erdhi në jetë edhe djali dhe vjehrra më thoshte nuk na del ekonomia. Konflikti nisi edhe me kunatën, ajo ishte beqare në atë kohë dhe jetonte me ne. Ajo dyshonte se unë tradhtoja burrin, vëllanë  e saj. Vjehrra erdhi tek puna ime dhe pyeti për mua. Nëse unë kisha dikë tjetër. Mua më vinte zor për këto akuza. Burri dëgjonte nënën dhe nuk reagonte. Unë nuk guxoja të ankohesha, nuk kisha mbështetje. Kur lindi djali nisi dhuna, nga kunata në fillim. Nëna më thoshte rri aty, se unë nuk të mbaj dot. Ose nëse do të shkoja tek nëna ime, do ti lija fëmijët aty. Vjehrra më dëboi kur djali ishte 2 vjeç. Ata ushtruan dhunë shumë, kisha dëmtime në kokë. Më  çuan në spitalin e Belshit dhe më pas në Elbasan, me dëmtime të rënda. E ka marrë vjehrra mamin tim, që të vinin të më merrnin. Mi hoqi të gjitha bizhuteritë dhe fëmijët mi morën. Djalin nuk ta jap më tha. Më përplasnin kokën në dollap. Më thoshte më mirë shenja në kokë se nuk duken dhe nuk bëj burg. Burri im ishte në dijeni për dhunën dhe i la të më dëbonin. Nuk kam bërë denoncim për dhunë, se nuk doja ta bëja për babain e fëmijëve. Mjekët e panë që unë isha dhunuar, isha me oksigjen .Dy orë më pas erdhi policia. Më mori në pyetje. Dhe i thashë që jam dhunuar nga vjehrra dhe kunata. Unë e kam mësuar më pas që burri im kishte qenë më parë i martuar dhe kishte një djalë. Edhe mbi fëmijët ushtroi dhunë. 8 vite jetova atje pasi u riktheva. Nuk i jepte bukë fëmijëve. Kur nisi dhuna te fëmijët.Nuk durova”.

Gjatë rrëfimit në studio në Report TV telefonoi ish-vjehrra e Elonës, Arta ajo e cila insistoi të ishte në studio këtë të enjte, por pak minuta nga transmetimi live ajo u tërhoq në këtë përballje live.

“Jam gati të vij këtu në studio, pasi ajo po mashtron.Jam gati të vij në Tiranë dhe të përballem në studio bashkë me Elonën. Djali im ka marrë kredi dhe lekët ia ka dhënë asaj”-ishte ky reagimi i ish-vjehrrës nga studio e “Pa Gjurmë”.

Vënia dorë edhe mbi fëmijët e detyroi të renë të merrte vendimin për t’u divorcuar. Madje nusja e familjes për hir të fëmijëve u rikthye në familjen e bashkëshortit.

2 muaj qëndrova larg dhe vjehrra më kërkoi të kthehesha prapë. 2 muaj nuk më la të flisja me fëmijët.Unë nuk doja ti lija fëmijët. Pa to nuk marr frymë. Unë vetëm qaja. Ajo mu lut të kthehesha. Babai më thoshte mos u kthe se nuk ndryshon më, do të të dhunojnë prapë. Për hir të fëmijëve i thashë babait do ta duroj dhunën. Pashë djalin në ëndërr sikur qante duke më kërkuar. Arta, vjehrra më mori vetë në shtëpi. Shkova por prapë nisi dhuna. Kunata jetonte me ne dhe ishte me një vajzë, e divorcuar. Ma zhveshi vajzën lakuriq dhe ma nxorri jashtë për një stilolaps, që nuk ia dha vajzës së kunatës. Gjë që mund të zgjidhej shumë lehtë. Fëmijët jetojnë tek vjehrra”-sqaron më tej në studio Elona mbi këtë situatë të rëndë në familjen e ish-bashkëshortit.

Në vitin 2018, Elona u largua përfundimisht nga shtëpia e ish-burrit së bashku me dy fëmijët, derisa në vitin 2019 çifti u divorcua dhe me vendim gjykate, fëmijët i kaluan në kujdestari nënës, ndërsa babai do të paguante 140 mijë lekë të vjetra në muaj, detyrim i cili nuk u pagua kurrë, ndërsa vajzën nuk e lejon të shkojë tek e ëma

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod