'Shtëpia e drogës' në Sauk/ 'Pronarët kërcënojnë denoncuesin e 'Pa gjurmë': Bashkë me vëllezërit nga ISIS do iu vëmë kokat në tepsi

TIRANËMë 26 shtator të këtij viti gazetari Ermal Qori nga shtëpia e cila dyshohej se kishte shërbyer si 'laborator droge' gjatë transmetimit "live" u raportua se në ambientet e shtëpisë është gjetur një boçe hashashi si dhe objekte dhe enë të tjera të dyshimta si prizë treshe, sobë, kova me pleh dhe deri te mbetjet e hashashit në raftet e dollapit dhe mbi lavaman. Dyshohet se këto enë kanë shërbyer për të përpunuar lëndën narkotike.

Në shtëpinë e kyçur për afro 1 vit e gjysmë sipas pretendimit të pronarit janë gjetur materiale të tjera që nuk i përkisnin atij që janë pikërisht objektet që ’’Pa Gjurmë’’ i konstatoi gjatë transmetimit Live. Bilbil Dafku i shqetësuar për këtë situatë, dyshoi se është e  e qëllimshme duke ngritur pikëpyetje për personat përgjegjës, pasi i trembet faktit për një akuzë të dytë, pas asaj për ’’Armëmbajtje pa leje’’, për të cilën bëri 18 muaj burg. Madje gjatë transmetimit "live" mbrëmjen e 26 shtatorit, stafi bashkë me denoncuesin iu drejtuan rajonit të policisë nr.1 ku depozituan denoncimin.

Për këtë arsye mesazhi vijon me një kërcënim ku theksohet se Bilbili kishte gabuar me padinë që kishte bërë, prandaj atë gabim do e shlyente me jetën e tij dhe të gazetarëve. Në përfundim shkruhej se shumë shpejt do të vinin në Shqipëri me vëllezër mysliman nga Siria dhe do t’ia vendosnin kokën në tepsi. Pas këtyre denoncimeve, Bilbil Dafku rikthehet sërisht në studion e emisionit “Pa Gjurmë” për të bërë publike kërcënimin bërë në emër të tij dhe emsionit ’’Pa gjurmë’’.

Mesazhet i janë dërguar nga ai që pretendohet të jetë ish-kunati i denoncuesit Bilbil Dafkut, ku shkruhet se këtij të fundit po i jepej mundësia, nëse donte të jetonte, të ribashkohej me motrën e tij, ish-bashkëshorten, bashkë me fëmijët për të nisur një jetë të re. Gjithashtu në këtë mesazh kërkohej të fshihen CD-të me regjistrim edhe të shtetasit me emër Ferhat Spahia.

"Fëmijët e mi rrinë me ish-vjehrrën tim. Kam bërë denoncimin, por asnjë përgjigje. Banesën e kam mbyllur, çelësin e kam unë. Nuk dua të përballem me personat e ish- gruas. Kam frikë të iki në shtëpinë që kam braktisur. Nuk dua të ngatërrohem, të bie prapë në burg. Kam materiale të regjistruara nga djali im, që ka jetuar tek ish- vjehrri, ku ai i thotë nuk pyes për prokurori. Kam marrë kërcënime në sms nga ish- kunetërit. Numrin nuk ja di, por në mënyrën si janë shkruar lë të kuptohet që janë ata. Kam pasur edhe zile anonime. Ish-kunati quhet Ismet Shehu. Kanë përdorur dhe emrin edhe oficerin e policisë gjyqësore Ferhat Spahiu, pasi ky i fundit kishte dosjen time që jam dënuar tre herë. Ata më kanë kërcënuar duke më përmendur armën. Kërkojnë të fshihet edhe emri i oficerit të policisë gjyqësoreqë ka dosjen time. Ai ka kërkuar me çdo kusht për të më kërcënuar. Madje njerëzit e gruas kanë bërë synet çunat pa më marrë leje mua", u shpreh Dafku.

Mesazhet e mbërritura në adresë të Dafku

Indicia për këtë 'laborator droge' erdhi nga pronari i kësaj banese Bilbil Dafku 48 vjeç. Ai ka denoncuar se gjatë kohës kur ka vuajtur dënimin për 18 muaj për 'armëmbajtje pa leje', shtëpia e tij është përdorur për kultivim të lëndës narkotike duke e bazuar dyshimin e tij edhe në mos ndërprerjen e energjisë gjatë kësaj periudhe kohore, kur ai nuk ka paguar faturat dhe nuk ka jetuar  në banesën e tij.

"Pa Gjurmë" telefonon "live" Policinë

Pas kërcënimeve ka bërë denoncim "live" në Polici. Ata janë shprehur të gatshëm për të marrë në mbrojtje denoncuesin, por edhe gazetarët e "Pa Gjurmë",

"Ju dërgojmë shërbimin policor më të afërt që kemi. Mund të denonconi edhe që në këtë moment në komisariatin nr: 4", thanë përfaqësues të policisë.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët