Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Alarm Sigurie! Largohuni menjëherë nga Iraku!

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Alarm Sigurie! Largohuni menjëherë nga Iraku!

Departamenti Amerikan i Shteti ka bërë thirrje urgjente shtetasve amerikan që janë të vendosur apo gjenden në Irak dhe rajon që të ikin menjëherë nga ky shtet.

“Për shkak të tensioneve të ngritura në Iraq dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e Sh.B.A nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës. Qytetarët e SHBA në Irak ose të shqetësuar për të dashurit në Irak mund të kontaktojnë Departamentin e Shtetit në 202-501-4444 ose pa pagesë në Sh.B.A në 888-407-4747. Shmangni Ambasadën e Sh.B.A në Baghdad. Monitoroni median lokale dhe ndërkombëtare për azhornime”, shkruan në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Alarmi i Sigurisë është dhënë pas vrasje se gjeneralit të Lartë të Iranit,  Ghassem Soleimani. Që pas prasjes së Soleimanit  tensionet në këtë rajon janë rritur së tepërmi. Vrasja e gjeneralit iranian me vendim të Presidentit Trump kanë bërë që në rajonin e lindjes së mesme të zhvillohen protesta të dhunshme. Ndërsa Irani ka bërë thirrje për hakmarrje.

Në një reagim në lidhje me vrasjen e Soleimanit, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se vrasja e tij shmangu një “sulm që pritej të ndodhte nga momenti në moment kundër interesave amerikane”.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes shtoi se Soleimani “po hartonte në mënyrë vazhdueshme plane për të sulmuar diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak, si dhe në të gjithë rajonin” .


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës