Deportohet nga SHBA 22-vjeçari i përfshirë në vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat (VIDEO)

Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot "Dëshmor i Atdheut", si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.

Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i Ruhan Hirajt 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018 e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur".

Vrasja e efektivit
Në datë 24.06.2015, në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa të tjerë qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”. Si pasojë mbeti i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H.

Si u arratis dhe u kap në SHBA
Ruhan Hirajn fshihej në SHBA duke përdorur emrin Sandri Hiraj. Agjentët e FBI pasi e kanë lokalizuar e prangosën atë në zonën Clinton County të Neë Yorkut në 2017. Ai kishte hyrë ilegalisht në SHBA përmes kufirit me Meksikën, dhe për më shumë se dy vite iu fsheh autoriteteve. Hiraj u ndalua nga autoritetet amerikane si emigrant ilegal në datën 20 dhjetor 2017. Ruhan Hiraj momentin e arrestimit u deklaroi agjentëve të FBI se ai quhej Sandri Hiraj por nga dërgimi i shenjave të gishtave Interpol Tiranës ai u identifikua si një person në kërkim.

Pas ndalimit, Interpol Tirana i dërgoi autoriteteve amerikane shenjat e gishtave dhe të dhëna të tjerë për identitetin e të ndaluarit. Përgjigjja që dhanë autoritetet amerikane bindën policinë shqiptare se personi që fshihej me identitetin e rremë Sandri Hiraj ishte Ruhan Hiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të RENEA-s duke sjellë më pas ekstradimin e tij në Shqipëri.

Ibrahim basha

Ruhan Hiraj

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 10/07/2019 17:48

    Shum gabim policia qe e arrestuan zagarin.. nje plumb bydhes edhe ne te semes .. hajde te mbash ket ndyresir me te ngren e me te pir me taksat tona..!

    Përgjigju
  • Terroristi i PD KRRIMIT nga Lazarati u kap me QERRE nga FBIja: 10/07/2019 17:42

    I PAHARRUAR qofté pérjetê KUJTIMI i IBRAHIM BASHÉS ! I ndrifshin Koçkat atij HEROI té RENEAS , qé e Héngrén né PABESI BANDITÉT , KUSARÉT KRRIMINELÉT , KRYEHAJDUTÉT dhe NARKO-TRAFIKANTÉT HORRA ,tê Lazaratit té PD KRRIMIT dhe HAJDUTÉRISÉ

    Përgjigju
    • PD e Paster: 10/07/2019 22:14

      E ke gabim, PD Kauzen me te madhe kesaj here ka kanabizimin, Lazarati ka qene vendi me paster ate kohe

  • USA: 10/07/2019 16:19

    Me vjen per te qare e per te qeshur kur ky person arrestohet ne SHBA per drejtesine Shqiptare dhe çdo dite ne gazetat vendase lexojme per persona te denuar dhe ne kerkim qe vetem pasi perfshihen ne ndonje krim arrestohen.

    Përgjigju
  • Anton: 10/07/2019 16:03

    Si sirian qenka

    Përgjigju
  • Labi: 10/07/2019 16:00

    Gati sapunin cunit ..... hahaha

    Përgjigju
  • Dory: 10/07/2019 15:53

    Ta denojne me varje dhe pak e ka

    Përgjigju
  • Hasani: 10/07/2019 15:42

    Kur do qeveria e kap lepurin me qerre kudo qe ai te fshihet.

    Përgjigju
  • Arberi: 10/07/2019 15:29

    Hopa Ruhan shko tek vendi i qenit tani. Drogaxhi plehre. U acaruan lazot kur morret denimin, tani le ye rrine ne rradhe tek dera e burgut qe t'ju sjellin ushqime. Nuk u ngopet me parate e droges 22 vjet por donit akoma. Rri si qen tani 15 vite ti dhe te perketshrm te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale