Depozitë gazi mbi 1 mijë litra groposur poshtë pallatit në Tiranë me 400 banorë, hiqet pas denoncimit online

TIRANE - Pronari i një biznesi në Tiranë, ka hapur një gropë në lulishten e përbashkët të një pallati duke futur nën dhe një depozitë gazi 1 mijë litra. Rasti është denoncuar nga banorët e pallatit pranë Maternitetit të ri "Koço Gliozheni" në kryeqytet, në platformën online të bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al. Në takimin e përjavshëm në kryeministri, në prezencë të kreut të qeverisë Edi Rama, rastin e prezantoi një nga banorët që mori hapin ta denoncojnë rastin në platformë, duke marrë zgjidhje brenda ditës, ku me ndërhyrjen e institucioneve, depozita u hoq nga lulishtja ku ishte groposur. 

Shqiptarja.com mëson se depozita është hequr para 4 ditësh dhe më poshtë sjell fotot ekskluzive.

Banori Sadedin Bilaj: Jemi gati 400 banorë në pallatit dhe një biznes poshtë pallatit, në ambientin e përbashkët lulishte hapi natën një gropë me ekskavator dhe futi një depozitë gati njëmijë litra. Me banorët kontaktuam personin që kishte vënë depozitën, por nuk na u përgjigj fare. Komunikova me platformën për bashkëqeverisjen. Automatikisht më ka marrë në telefon koordinatori i Ministrisë së Brendshme dhe në mënyrë urgjente kanë ardhur punonjësit e policisë së Komisariatit nr.4. Kanë ardhur edhe përfaqësues nga Ministria e Energjetikës, Inspektorati i Pajisjeve me Presion, nga zjarrfikësit dhe Policia Bashkiake. Është hequr depozita në mënyrë rekord, brenda një ditë e gjysmë. Në emër të banorëve falenderoj Kryeministrin, se të gjithë banorët ishim skeptikë. Shumë banorët më thonin mos e ndërmerr këtë punë se nuk ia del dot dhe unë jam i  surprizuar nga kjo ngjarje dhe banorët janë surprizuar. Tani jemi të qetë.

1571749471_pozitaegazit001.jpg

Foto: Momenti kur me ndërhyrjen e autoriteteve u hoq depozita me gaz

1571735981_burriankesa.jpg

Banori Sadedin Bilaj

Kryeministri Edi Rama: Shumë respekte. Natyrisht që janë përgjithësisht mosbesues ata që ndërmarrin këtë hap, por e mira këtij hapi është se nuk ka asnjë kosto, nuk kërkon asnjë mundim, thjesht një hyrje në faqen e platformës online, 2-3 minuta për të plotësuar gjithë ankesën, në rastin kur ankesa ka ardhur me dokumentacion bashkëngjitur dhe koha e shkurtër tregon nëse kjo është funksionale apo jo dhe në fakt është funksionale, siç edhe ju e dëshmoni.

Gjatë takimit u trajtuan edhe raste të zgjidhura të përllogaritjes së pensioneve, ku kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë pensionistët do t’i marrin lekët që iu janë mohuar.

“Ne jemi shumë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, që kanë nevojë për rillogaritjen e pensionit. E mira e kësaj pune është që pasi bëhet llogaritja e pensionit do vendoset pensioni në shumën e drejtë, merret gjithë diferenca lekë dore. Kështu që të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë, dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve. I bëj thirrje të gjithë pensionistëve që kanë një problem, të mos mundohen të shkojnë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por t’i drejtohen platformës bashkëqeverisëse, pasi ne zgjidhim me shumë kënaqësi problemin e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, duke folur për këto raste në eventin e përjavshëm me koordinatorët e Bashkëqeverisjes tha se për të realizuar këtë një komponent shumë i rëndësishëm është ndërveprimi përmes Platformës i qytetarëve.

“Janë mbi 800 raste sot që flasim njerëzisht që duhen ndëshkuar. Kjo është përpjekje e përbashkët. Nuk mund të jetë thjesht nga lart, apo nga poshtë. Duhen bashkuar dyja pjesët, qeveria që e ka të gjithë vullnetin për ta bërë këtë punë dhe qytetari që do të gjejë zgjidhje në mënyrë që gjithë ai niveli i ndërmjetëm të jetë në presion të vazhdueshëm dhe të bëjë sa më mirë detyrën” u shpreh Kryeministri Rama

G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Vicidoli: 23/10/2019 21:59

    Birisha zgjidh halket i kall gjith tiransit

    Përgjigju
  • Flora Boja: 22/10/2019 23:55

    ahhh sikur ti vinte fundi dhe antenes se Amc qe ne banoret jemi shume te frikesuar ,,Ne dijme qe ajo leshon rrezatim kancerogjen ,,ajo qendron ne mes te Laprakes ..aty lozin femijet e vegjel aty eshte gjimnazi ..aty jeton komunitet i madh i Laprakes ,,Ndishta lexohet ku koment nga ato qe kane ne dore per zgjidhjen e ketij problemi qe po na grryen cdo dite qe jetojme ..mbetemi gjithmone me shprese per nje zgjidhje

    Përgjigju
    • Niku: 23/10/2019 15:21

      Shkruaj te platforma

  • Lushnjari: 22/10/2019 16:14

    Minë me sahat poshte sumës hahahahahahah

    Përgjigju
  • Fushori: 22/10/2019 16:05

    Merreni me shkume ju idiotet e PD. Cfare keni pse jeni bere si te ndersyer apo se ju vjen inst qe ju eshte zgjidhur halli banoreve. Ju ulurini okigarket tani po qani per depoziten e bisnesit. Pika mu ne parti vetem per popullin nuk mendon Partia Demokratike, asnjehete nuk ka menduat. Hajdeni mbrapa se rrugen e keni goxha te gjate

    Përgjigju
    • Hgff: 23/10/2019 00:32

      Lum partia qe te ka

  • Mozi: 22/10/2019 15:02

    platforma nuk punon hyn tek shqiperia qe duam logohuni zgjidhni psh 1) kryeministria 2)Agensia shteterore e kadastres 3)dega rajonale e institucionit ne varesi nuk selektohet ngel per gjys aplikimi

    Përgjigju
  • Arian: 22/10/2019 15:01

    Qenka dridhur ai ku*va,do ti ket futur gishtin z.Kryeminister patjeter!

    Përgjigju
  • Besi: 22/10/2019 14:59

    Kryeminister qe merret me bombul gazi,v.k ky barbon i lindur qe denoncon dhe super v.k kryeministri qe u jep rendesi ketyre funderinave kunder bisnesit. Shame on you.

    Përgjigju
  • anna kamp: 22/10/2019 11:46

    Psikopat kryeminister. Si ka mundesi qe biznesi mundi ta hape gropen dhe te instaloje depoziten? Po bashkia ku ishte? Apo ky kishte marre lejen nen dore dhe nuk cante by.. per banoret? Psikopat kraeminister, gjoja po qan hallet e njerezve, nderkohe ka ndertuar sistemin me te korruptuar te koherave.

    Përgjigju
    • Banori i zones: 22/10/2019 17:47

      O zot sa e pacipe qe je, me keqe se babai yt shpirterore Sali Gerdeci qe hodhi nje fshat te tere ne here me gra e femije..te peshtire, vetem kur e mendon se ke kishim perpara Rames te rrenqethet mishte. Kurre me ju ne qeveri.

    • tori: 22/10/2019 12:09

      Ana nuk ishe dhe ti aty?Pse nuk lajmerove organet kompetente moj e humbur e e paftyre.Tani flet.Kryeministri nuk eshte per te qare hallet e njerezve por te drejtuar shtetin.Shyqyr qe te kemi moj Ana, thjesht grua apo burre "steril" nga mendja e dija e me goxha budallek..Ndofta kusherira Salianjit!!!!!!