Depresioni te gratë, shifra
alarmuese për ato mbi 65 vjeç

Depresioni te gratë, shifra<br />alarmuese për ato mbi 65 vjeç
Gjysma e grave vuajnë nga probleme shëndetësore për një periudhë të gjatë kohore. Raporti alarmues zbulon se miliona prej tyre vuajnë nga depresioni, kanë dhimbje konstante ose janë zyrtarisht inaktive. Nivelet alarmuese të shëndetit jo të mirë të grave janë shfaqur në këtë raport, ku afërsisht gjysma e tyre thonë se vuajnë nga sëmundje të zgjatura në kohë apo shqetësime shëndetësore, ndërsa çereku thonë se kanë qenë shumë ankthiozë ose janë diagnozuar me depresion.

Çereku i tyre janë zyrtarisht joaktive dhe bëjnë më pak se një orë e gjysmë ushtrime në javë- ndërsa vetëm gjysma e tyre ia dalin të bëjnë minimumin e ushtrimeve dhe lëvizjes fizike të rekomanduara.

Të dhënat nga vëzhgimi vjetor i NHS me 8 000 të rritur vjen një ditë pasi zbulohen në mënyrë shqetësuese nivele të larta të pirjes së pijeve alkoolike tek gratë mbi 65 vjeç.
Një në shtatë gra të kësaj moshe konsumon alkool të paktën pesë ditë në javë, shumë më pak se ç’ndodh me ato nën moshën 40 vjeç, sipas Zyrës për Statistika Kombëtare. Ekpertët janë veçanërisht të shqetësuar për nivelet e inaktivitetit, të cilat lidhen me kancerin, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe sëmundjet mendore.
 
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet