Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës i vendosin kushte Vuçiçit, ja 4 pozitat e larta që duan për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës

Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës i vendosin kushte Vuçiçit, ja 4 pozitat e larta që duan për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës

Tre deputetët shqiptarë që dolën fitues në zgjedhjet e qershorit në Serbi, saktësisht nga lista ‘’Lugina e Bashkuar’’ i kanë kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiç, që në këmbim të të qenit pjesë e qeverisë së re serbe, të drejtojnë Ministrinë e Pushtetit Lokal, të kenë postin e zv/ ministrit të Ekonomisë, postin e Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kreun e trupit koordiniues.

Në fakt partia e Aleksandër Vuçiç fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit në Serbi, ku lista e përbashkët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës arriti të nxjerrë 3 deputetë për në parlamentin serb.

Lugina e Preshevës për herë të parë u përfaqësua me një listë të përbashkët elektorale, një bashkim ky që u arritur edhe falë ndërmjetësimin të Tiranës me mbështetjen e Prishtinës.

Mandatin e deputetit e siguruan kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri, të cilët do të jenë të vetmit ligjvënës shqiptarë në parlamentin e Serbisë. Shumë parti opozitarë I bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit.

Ata e akuzuan Vuçiçin për një stil qeverisës gjithnjë e më autokratik dhe per kufizime në lirinë e zgjedhjes. Vetë Vuçiçi nuk kandidoi për parlamentin, por e mbizotëroi të gjithë fushatën e partisë së tij.

Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiç

Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vucic. Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbisë ndaj Shqiptarëve 20 vite të fundit, duke mos qenë të integruar në Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjellur shpërnguljen e Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.

Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar për një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë Europiane, ne si Koalicion i Shqiptarëve kemi propozuar me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:

1.   Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal

2.   Ndihmës Ministrin e Ekonomisë

3.   Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit

4.   Kryetarin e Trupit Koordinues

Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besi: 14/07/2020 13:41

    Po pse duhet tja japi Vucici keto poste?Nuk ka numrat ne parlament pa keto te tre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë