Deputeti i opozitës: Ja pse është lajm i keq largimi i Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit

Deputeti i opozitës: Ja pse është lajm i keq largimi i Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit

Andi Përmeti

TIRANË- Deputeti i opozitës në Kuvend Andi Përmeti ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit. Për Përmetin ky vendim i kryeministrit Edi Rama ka anën pozitive dhe negative.

Sipas tij, lajm i mirë është fakti që u largua një nga ministret më të dobëta që ka njohur sistemi arsimor, ndërsa ka quajtur lajm të keq faktin që ky vendim tregon se në këtë vend çdokush mund të marrë pa asnjë meritë një post kaq të rëndësishëm.

“Lajmi i mire dhe lajmi i keq i largimit te Besa Shahinit. Lajm i mire per faktin se mund te jete nga ministrat me te dobeta qe ka njohur sistemi arsimor shqiptar. Nuk kreu asnje reforme dhe mandati i saj u kalua me skandale te medha.

Nga rritja me fuqi prapavepruese e mesatares per te hyre ne Universitet, skandalet seksuale ne shkolla, degradimi i arsimit publik, shkaterrimi i vitit shkollor 2019-2020 duke mos marre asnje mase per nxenesit qe nuk kishin mundesi per te ndjekur mesimim online dhe deri te cmendurite e deklarimit me pergjegjesise civile dhe penale te femijeve 6-14 vjec ne jane te prekur apo jo me Covid-19.

Lajmi i keq i largimit te Besa Shahinit eshte prova qe ne kete vend cdokush mund te marre pa asnje merite cdo gje qe i teket kryetarit te partise, mund te deshtoje, te shkaterroje dhe te largohet kur te doje pa pasur asnje pasoje.

Udhe e mbare Bese dhe qofsh nje mesim i mire per cdo politikan”, shkruan Përmeti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 15/09/2020 19:37

    Ka te "drejte" ky cuni, ka qene nje nga ministret me elegante (te dobta) nga gjith c'kemi pasur. Meqe S'E SHANIN dot per aftersite intelektuale (mbaroi studimet International Baccalaureate në UWC Pearson College dhe BA në Shkencat Politike në Universitetin e York-ut në Toronto, Kanada. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie.) mundohen ti gjejne klecke personale !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri