Deputeti i Rithemelimit humbet ‘arsyen’: Berisha, Navalny ynë! Lufta jonë politike do jetë për ta liruar

Deputeti i Rithemelimit humbet ‘arsyen’: Berisha, Navalny ynë! Lufta jonë politike do jetë për ta liruar

Sali Berisha dhe Alexei Navalny

Krahasimin që Sali Berisha nisi t’ja bënte vetes me Alexei Navalny opozitarin rus që vdiq në një nga burgjet famëkeqe të Rusisë, nën dyshimet e një vdekje të shkaktuar nga regjimi i Putinit, e kanë vijuar ushtarët e tij të përbetuar te Rithemelimi.

Një prej tyre është deputeti Tritan Shehu i cili ka bërë një reagim absurd pasi Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Sali Berishës në arrest shtëpie për të marrë pjesë në seanca plenare. E vetmja formë që u ka mbetur tashmë deputetëve të Rithemelimit për ta mbrojtur Berishën është ta viktimizojnë duke e krahasuar me Navalnyn.

“Izolimi i Berishës, i ngjashëm me Navalnin! Para pak u rrëzua përsëri kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit! Një gjykatë, që u bindet urdhërave politikë vendosi…. Që i burgosuri politik deputet Sali Berisha, të mbahet në një izolim sa më të ashpër, jashtë të gjitha ligjeve, Kushtetutës sonë, të drejtave europiane e demokratike! Pa u dënuar akoma, vetëm mbi bazën e disa akuzave qesharake!

Dhe pastaj dikush flet për normalitet të vendit, normalitet në Kuvend, normalitet… Kur është krejt e kundërta! Anormalitet në çdo cep, në zbatimin e ligjeve, në Kuvend, në të drejtat elementare, me pasojë deformimin e thellë te demokracisë, vetëm kjo takohet kudo në Shqipërinë e këtij Regjimi! Navalnin e çuan në Artik, e vranë aty… Por dhe ne nuk jemi shumë larg duke izoluar, ndaluar në funksionin e tij në Parlament, shkelur kështu votën e atyre qindra mijërave që e kanë votuar, pa u dënuar nga asnjë gjykatë, një Deputet! Kryetarin e opozitës e të PD!”, shkruan deputeti i Berishës”, shkruan deputeti i Berishës.

Në thirjen e Shehut duket qartë beteja që ka Rithemelimi, që nuk është tjetër veçse për të ndihmuar Berishën.

“Lironi Sali Berishën! Kjo duhet të jetë motua e luftës sonë politike kudo, në Kuvend, në media, në sheshe e rrugë, institucione e takime, brenda e jashtë vendit, kudo! Dhe kjo nuk ka të bëjë me simpatitë a antipatitë personale, dakordësinë apo jo për çështje sekondare. Kjo ka te bëjë me të sotmen apo të ardhmen, demokratike apo nën regjim të vendit. Ka te bëjë edhe me vlerat e moralin e opozitës në tërësi, të secilit nga neve në mënyrë individuale", shkruan Shehu.

Si duket deputetëve të Rithemelimit u janë “errur sytë” saqë harrojnë se “Navalny ynë”, pra Berisha, ndryshe nga ai rus, po përdor dhe organizon partinë (Rithemelimin) për të shpëtuar veten, ndërsa Navalny rus po përpiqej të ngrinte një opozitë që do të shpëtonte Rusinë.

Navalny rus shkoi në burg se filloi të frymëzojë opozitën ruse, kurse ajo që bën Berisha në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion, çdo ditë majë dritares mban fjalime kundër drejtësisë dhe duke shpallur armiqtë e tij më të mëdhenj ata që nuk e mbështesin në betejën personale me drejtësinë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/03/2024 00:25

    Tritanke,duhet t'a kishe krahasuar me Krishtin e kryqezuar,jo me Navalnin,se ben me pershtypje tek fanatiket e tij.S.d.q nuk eshte izoluar si i burgosur politik,por thjesht pse eshte kokedru e kembenguli si mushka deri ne fund qe te mos paraqitej ne SPAK thjesht per dukje,sepse vetem kjo ju kerkua e s'pranoi.Koka ben,koka peson!

    Përgjigju
  • George: 25/03/2024 18:24

    Nese ka vertet vullnet per te zgjidhur problemin e politikaneve qe shpallen "Nongrata" nga aleatja jone e madhe SHBA, Kuvendi i Shqiperise mund te pergstise nje ligj ku te thueht: "Kush shpallet Persona Nongrata" nga aletaj jone e madhe SHBA< duhet t'i hiqet automatikisht mandati i deputetit. Asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Den: 25/03/2024 17:08

    Ky flet nen efektet e preshin,sepse te hash presh si ka ngrene ky,eshte problem sepse krijon efekte anësore duke deformuar personalitetin

    Përgjigju
    • Rajmondi: 27/03/2024 06:00

      Den më gajase.???????????? Komenti më i bukur,por nuk the sa vite do vazhdojnë efektet anësore që ka dhënë preshi,apo varet nga trashësia që ka pasur preshi ????

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv