Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu deklaroi në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se do të kandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit për të marrë drejtimin e bashkisë së qytetit të Lezhës. Rama, pak ditë më parë gjatë një takimi në Lezhë u shpreh se janë strukturat që do të vendosin, por Ndreu tha sot se ka mbështetjen e strukturave dhe kandidimi është fakt i kryer.
"Do të kandidoj, por nuk jam delirant që të mendoj se e kam në çante, por atë bashki duhet ta marr unë dhe të bëj një revolucion. Ajo është kthyer në godinë punësimi dhe jo shërbimi. Punojnë 1200 vetë. Kam mbështetjen e plotë të PS-së, po sot do takoj të gjithë anëtarët e PS-së në të gjitha njësitë. Do u tregoj se çfarë ka ndodhur këto vite dhe si është keqmenaxhuar ajo bashki" tha ai.
E ndërsa opozita sot firmosi djegien e mandateve, Ndreu u shpreh se jo të gjithë kandidatët vijues në listë do të ndjekin rrugën e PD-së dhe LSI-së. "Di që shumë vetë nuk kanë ndërmend me ua ndjekur muzikën këtyre do të marrin mandatet dhe do të vijnë në Kuvend" tha ai.
Njëri nga pesë deputetët e opozitës që nuk dorëzoi mandatin është Lefter Koka nga LSI-ja. Por a do i bashkohet deputeti i Durrësit shumicës? "Çfarë do të bëjë, mos më pyet mua, mund të pyesësh Lefterin, unë nuk kam informacion" tha Ndreu.
Në fund të intervistës, ai shpjegoi sipas tij edhe arsyen e protestave të opozitës. "Ata që kanë tmerre do të prodhojnë destabilitet, sa më shumë të afrohet SPAK-u do të ketë destabilietit".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
17.2%
-
Të vogla
65.6%
-
Nuk e di
17.2%
Vota total: 157
Lajme të tjera
-
Turizmi në Lezhë, mungojnë paketat turistike! Kryebashkiaku Ndreu u 'tërheq veshin' operatorëve: Përse të mos bëjmë një paketë?
8 Shkurt, 18:01
-
Rihap dyert pallati i Kulturës në Lezhë! Institucioni kulturor është ri konstruktuar dhe kthyer në kushte bashkohore
19 Dhjetor 2023, 16:57
-
'Rrugëtimi im', prezantohet në Lezhë libri i Pashk Përvathit! Preç Zogaj: Piktori i talentuar edhe në letërsi! Ndue Dedaj: Shkruan me vertetësi e gjuhë të pasur
14 Dhjetor 2023, 15:25
-
Pjerin Ndreu-Berishës: Boll o shpifësirë se nuk pushove së nxjerruri hale nga goja! Spiun i sigurimit, qenia më e neveritshme e këtij vendi
25 Nëntor 2023, 22:58
-
Rritja e veprave penale me autor të mitur, institucionet ligjzbatuese në Lezhë marrëveshje kordimini
22 Nëntor 2023, 13:53
-
‘Shega Fest’, produkti vendas në Lezhë promovohet me këngë dhe valle
15 Nëntor 2023, 17:09
-
Pjerin Ndreu: Një përgjigje për racën e bardhë ariane të PD, që ka hallin e afrikanëve që do pushtojnë kalanë e Lezhës
7 Nëntor 2023, 19:55
-
Akuzat e Berishës për atentatin ndaj Salvador Kaçajt, reagon Pjerin Ndreu: Kulmi i fantazisë idiote nga një matrapaz politike
10 Tetor 2023, 22:16
-
‘Bashkë kundër dhunës’, ekspozitë pikture në Lezhë! Të rinjtë sjellin 40 punime në galerinë e arteve
2 Tetor 2023, 20:39
-
Stadiumi ‘Besëlidhja’ ndez debate në këshillin Bashkiak të Lezhës! PD: Po betonizoni qytetin! Ndreu: S’ka vendim për shembjen
2 Shtator 2023, 16:09
-
Benet Beci ‘sfidon’ Pjerin Ndreun: E ke vështirë të konkurrosh me Shkodrën
8 Gusht 2023, 18:42
-
Rama takim me Pjerin Ndreun: Po e kthen Lezhën turistike në ‘Spanjën e vogël’ të Shqipërisë
8 Gusht 2023, 11:11
Faleminderit popull. Nga drejyues i bandes se Burrelit e bera deputet dhe tani e dua kryetar bashkie ne Lezhe.
PërgjigjuMe ty Lezha do te rimekembet denjesisht!
Përgjigjuje me i miri qe mund te kete bashkia lezhe
PërgjigjuPjerin Ndreu njeriu i duhur per drejtimin e Bashkis Lezhe
PërgjigjuPjerin Ndreu njeriu me i denje dhe me i afti per drejtimin e bashkise Lezhe.Votoni Pjerin Ndreun.