Sarandë/ Momente tensioni e ofendime mes deputetit dhe banorëve, akuza për ndërtim pa leje (VIDEO)

SARANDË- Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Artur Roshi është përfshirë në disa momente tensioni me banorë të lagjes nr.4 në Sarandë të cilët e kanë akuzuar se po ndërton pa leje në një pronë publike.

Në atë pronë banorët kanë kërkuar nga bashkia Sarandë ngritjen e një këndi lojërash për fëmijë me shpenzime të banorëve. Ai është shfaqur sipër një kamioni duke hedhur blloqe në tokë dhe në ato momente ofendon banorët me fjalë të papërshtatshme.

Njëri nga banorët thotë që ata filmojnë duke theksuar me zë të lartë që një deputet i parlamentit shqiptar është duke vepruar në atë mënyrë. Përmes videos së publikuar shihet mjaft qartë që kamioni me blloqet është shumë pranë bregut të detit në Sarandë.

"Ikni more legena, i kam ndërtuar vetë këto, do talleni me djersën time!", ka thënë i tensionuar deputeti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/05/2020 07:08

    Për 30 vjet muterit fshatarë degjeneruan Saranden , dikur qyteze te mrekullushme e sot te shnderuar me nje fekale te keqe antiurbanistike. Fshatarët jane e keqja e ketij vendi qe degjeneruan republikën nga Konispoli në Vermosh me ndertime te shemtuara si kokat e tyre te shtrembera.Funderrina qe nga na u bene zebep!

    Përgjigju
    • fshatari: 17/05/2020 11:13

      o kafsha te jete vetem per fshataret do ishte lule por ka vllezer e motra te mul nokes qe jane nga shpellat qe nuk ke ci ben.jane pronare ne sarande ata qe nuk e dinin ku binte saranda e cfar shije kishte uji i detit...ti thu fshataret

  • Sulo Veliaj: 17/05/2020 05:03

    Po kryebashkiaku Gurma qe kohet efundit qe shume i angazhuar me deklarata per turizmin dhe pritjen e hapjes se sezonit ku eshte ?? Dhe cmendim ka per kete incident ? Pse po vonon ? Ku jene premtimet e Kryetarot te Bashkise ?? Kaq shpejt i mori era ??

    Përgjigju
  • Ballisti: 16/05/2020 22:34

    Nje legen me shume ne sarande qe do hedhi beton per te bere turizem tezge...

    Përgjigju
  • Shaban: 16/05/2020 22:02

    a ka leje ndertimi ?? Po fatura e kupon tatimor per tullat???

    Përgjigju
    • Kafsha: 17/05/2020 07:11

      Për cilat tulla e ke fjalen se tullave tu maresh te keqen se jane te bukura , por beton shemtiren thuaj?! Ke pare ndonje ndertese me tulla ti gjekundi te zbukuroje vendin? Une në Sarandë kam pare fshatare dhe vetem fshatarë kokeshtrembere qe kanë bere hatane!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë