Deputeti socialist hodhi foto duke shpërndarë leje legalizimi, kreu i kadastrës së Lushnjës ‘shfajësohet’ para Celibashit: Mund të ketë qenë në terren kur grupet tona shpërndanë lejet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të hënë seancën e parë dëgjimore, lidhur me denoncimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim se deputeti i Fierit Bujar Cela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore. Celibashi i kërkoi kreut të Kadastrës Arben Qalliut të japë shpjegime për rrethanat, se përse një deputet shpërndan këto dokumente.

“Nëse kam qenë prezent me deputetin ndërkohë që ka dalë foto me banorët, kjo është një gjë që faktohet, për asnjë moment nuk kam qenë pjesë e terrenit. Kemi prodhuar 130 leje në muajin nëntor, dhe në dhjetor nuk kemi shpërndarë më shumë se 40 % të tyre. Qëllon që të jenë emigrantë dhe ne nuk i dorëzojmë dot. Zgjidhja që kam menduar si drejtues këto 4 muaj e gjysmë  në krye të Drejtorisë Vendore i A.SH.K Lushnjë,  ka funksionuar në dy forma, me sportel, dhe një formë tjetër që e kam zgjidhur me grupet e terrenit, ne i kemi mbyllur sportelet, sepse kemi raste me koronavirus, dhe për të mos e bërë më të vështirë, komunikimin e bëjmë ose virtual e me telefon, ose me grupet e terrenit që shpërndajmë lejet në terren, ku i marrim edhe firmën qytetarëve. Deputeti mund të jetë gjendur në terren kur janë shpërndarë lejet e legalizimit”, tha  Qalliu.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga Qalliu, KQZ do të marrë vendim, nëse  deputeti Bujar Çela, i cili kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj, apo persona të tjerë kanë shkelur vendimin që ndalon përdorimin e funksionit politik për fushatë.

Ndërkohë këtë të hënë, Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzoi në SPAK zyrtarë të lartë të PS përfshirë kryeministrin Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiakët e Tiranës dhe Shijakut, Veliaj e Arbana  për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale. Më herët për këtë cështje, SPAK-ut i ishte drejtuar edhe Partia Demokratike.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot